Shqipja në Kapërcyell

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shqipja në kapërcyell.jpg

Shqipja në kapërcyell Epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut është vepër e autorit Eqrem Çabej e botuar nga Sh.B. Çabej, 2006.

Një ribotim, përmbledhur e sistemuar, të një punimi shkencor botuar në disa numra te “Buletin për shkencat shoqërore” të vitit 1955, pra gjysmë shekulli më parë. Punimi i Çabejt në thelb shkon përtej atij vështrimi të vëmendshëm e skrupuloz rreth zanafillave të shqipes së shkruar për të mbërritur natyrshëm te monumenti më i madh, i njohur i gjuhës që është “Meshari” i Gjon Buzukut, si pararendësi i madh i shkrimtarëve katolikë të Veriut.