Shqiponja Filipinase
Shqiponja Filipinase, përpara e quajtur edhe shqiponja majmun-ngrënëse e Filipineve është një lloj shumë i madh i shqiponjave, i cili rritet vetëm në malet tropike të Filipinëve. Më 1896 është gjetur nga shkencëtari britanez John Whithead. Llojin e ka emëruar sipas babait të tij Jeffery Whitehead. "Phitecophagus" e ka domethënien "majmun-ngrënës". Emri i tij në gjuhën filipine është Haribon (Rrjedh nga "Haring" (Mbret) dhe "Ibon" (Zog). Presidenti Filipinas në vitin 1978 i'a ndërroj emrin nga "Monkey-eating eagle" në "Philippine Eagle" dhe në vitin 1995 e emërojë këtë Shqiponjë si emblemë nacionale dhe stemë të shtetit.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emrin "Monkey-eating eagle" (Shqiponja majmun-ngrënëse) e muar sepse nga banorët e vendit është raportuar se kjo Shqiponjë ushqehet vetëm me majmunë; Prej kësaj del emri shkencorë grek phitecus (majmun) dhe phagus(ngrënësi i). Studimet e mëvonshme pastaj treguan se ushqehej edhe me gjarpërinjë të mëdhenj, mace të egra e varanë.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]thumb|300px|left|Portreti i Shqiponjes Filipinase
Shqiponja Filipinase e arrin një gjatësi prej 91 deri 112 cm dhe një gjatësi të krahëve prej 180 deri në 220 cm. Femrat me një peshë 5 deri 8 kg janë më të rënda sesa meshkujt që arrijnë 4 deri 6 kg. Edhe për nga gjatësia femrat me deri në 112 cm gajtësi janë më të gjata se meshkujt që arrijn gjatësi rreth 91 cm. Për nga gjatësia Shqiponja Filipinase është më e gjata Shqiponjë në botë. Krahët e këtij lloji janë më të shkurtër sesa krahët e llojeve të tjera të mëdha të Shqiponjave të cilat jetojnë në vende më të hapura (siq janë, Shqiponja Luftëtare, e Shqiponja e Stellerit), por kanë krahët më të gjerë prej të gjithë Shqiponjave. Sqepi i tyre i madh e i fortë është shumë i lakuar. Kurora dhe kreshta janë të verdha me vija ngjyrë kafe. Pjesa e sipërme ka ngjyrë kafe të errët dhe me ngjyrë të qelët në skajet e krahëve.Bishti i gjatë ka ngjyrë kafe me vija të zeza dhe majen e bardhë. Shqiponjat Filipinase jetojnë shumë gjatë. Një Shqiponjë Filipinase e mbajtur në një kopshtzoologjik në Romë jetojë mbi 60 vjet.
Sistematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taksonimia e Shqiponjes Filipinase nuk është e sigurt. Përpara atë shkenctarët e shihnin si një të afërt me shqiponjen Harpyie dhe Morphnus, ose si një i afërm i Harpyopsis. Kjo teori nuk u tregua e qëndrueshme, sepse sipas analizes së DNA-së në Univerzitetin e Miqiganit u tregua se: Këto 3 lloje janë të lidhura me Shqiponjen Filipinase, por jo ngushtë. Më parë është menduar se kë lloje janë të lidhura ngusht me njëra tjetrën përshkak të përmasave të tyre, vendit ku jetojnë dhe shprehit e ngjashme që kanë treguar. Këto ngjashmëri tani besohet se janë rezultat i evolucionit konvergjent. Tash është duke u besuar se Shqiponja Filipinase është shumë e afërt me Shqiponjat shumë më të vogla, Shqiponjat Gjarpërngrënëse.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqimi kryesor i Shqiponjave Filipinase është Cynocephalus volans dhe Paradoxurus hermaphroditus, po deri vonë mendohej se si ushqim kryesorë e kishte majmunin. Gjahu primar i saj varion prej ishullit në ishull. P.sh. Cynocephalus volans janë gjahu i preferuar i saj në Mindanao, por në Luzon nuk i hanë edhe aq shumë. Gjahu i preferuar i tyre në Luzon ende nuk dihet. Ushqim tjetër janë Gjarpërinjtë, hardhucat, zogjtë e tjerë grabitqarë etj. Ka raportime se kanë ngrënë derra të rinjë dhe qenë të vegjël. Mendohet se në disa lokacione Lemurët fluturues të Filipineve, përbëjnë 90% të ushqimit të tyre. Nganjëherë qifti del në gjahë për majmuna, njëra Shqiponjë i habit majmunët dhe i ndanë, kurse tjetra shqiponjë sulmon pa e vënë re majmunët dhe e kap ndonjërin prej tyre.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para disa dekadave Shqiponja Filipinase ishta e gjindshme në malet tropike të Luzonit, Samarit, Leytes dhe Mindanaos. Në ishullin e Leytes Shqiponjat Filipinase mendohet se janë zhdukur komplet. Në ishullin Samar jetojnë diku rreth 6 qifte. Më së shumti jetojnë ishullin Mindanao. Në ishullin Mindanao jetojnë 82 ose maksimum deri në 233 qifte. Këto Shqiponja në Mindanao mund të gjinden në Mount Apo dhe Munt Kitanglad, në Luzon mund të shihen në Sierra Madre National Park. Disa banorë autokton të Palawanit (ishull provincë në Filipine) kanë gjetur Shqiponja Filipinase. Disa janë në mbrojtje të Palawan crocodile Farm. Këto Shqiponja janë gjetur nga ultësirat më të vogla gjer në lartësitë 1.800 metra mbidetare. Vlerësohet se 9.220 kilometra katror e malit të vjetër mbetet në dispozicion të zogut. Kjo përfshin një sipërfaqe totale prej 146.000 kilometra katror.
Shumimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikli komplet i shumimit të kësaj Shqiponje përmban 2 vjet. Femrat pjeken me mbushjen e pesë vjetëve, kurse meshkujt me shtatë. Si shumë Shqiponja edhe Shqiponja Filipinase është monogame, pra do të thotë se qifti rri bashk deri në fund të jetes së tyre. Nëse njëri ngordh, tjetri shikon për një partner tjeter. Shikimi për partner fillonme ndërtimin e foles dhe Shqiponja rrinë afër foles së tyre. Pra, vendi luan një rol të madh në gjetjen e partnerit. Gjetja e partnerit sipas raporteve fillon në korrik. Qelja e vezëve fillon ndërmjet shtatorit dhe shkurtit; zogj në ishuj të ndryshëm nuk e kanë kohen e qeljes së njejt, sepse kjo n'varet edhe nga ushqimi e nga rënjave e shirave. Folet i nërtojnë në një dru të lartë me kurorë të hapur. Folet ndërtohen në një lartësi prej mbi 30m. Shqiponja shpesh e përdorë të njejtin vend edhe për tjerë zogj. 8 deri 10 ditë para se të lëshojë vezen Shqiponja bjen në një trans e quajtur letargjia e vezës. Në këto ditë Shqiponja nuk han, nuk pin ujë shumë dhe i mban krahët të varur. Normal lëshohet vetëm një vezë vonë pasdite, por është raportuar se kanë lëshuar nga 2 vezë. Nëse veza nuk qelë ose zogu ngordhë atëhere, Shqiponja në vitin tjetër do të bëjë tjetër vezë. Veza qal pas 58 deri 68 dite. Më së shumti mbi vezë rrin femra, gati gjat gjithë ditës dhe përgjat tërë natës. Të dy prindërit kujdesen për të voglin deri sa t'i mbush shtatë javë. Pas katër ose pesë muaj mund i vogli të fluturoj.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^Ferguson-Lees, James & David A. Christie 2001: Raptors of the world. Helm, London.
- ^ BirdLife International (2004). Pithecophaga jefferyi. 2006. IUCN Red List of Threatened Species. IUCN 2006. www.iucnredlist.org. Retrieved on 2009-1-7.
- ^ Almario, Ani Rosa S. (2007). 101 Filipino Icons. Adarna House Publishing Inc. pp. 112. ISBN 971-508-302-1.
- ^ a b c d e f g h i j k Rare Birds Yearbook 2009. England: MagDig Media Lmtd. 2008. pp. 126–127. ISBN 978-0-9552607-5-9.
- ^ a b c d e f g h i j Rare Birds Yearbook 2008. England: MagDig Media Lmtd. 2007. pp. 127. ISBN 978-0-9552607-3-5.
- ^ Doctolero, Heidi; Pilar Saldajeno and Mary Ann Leones (2007-04-29). "Philippine biodiversity, a world’s showcase". Manila Times. https://web.archive.org/web/20081020150914/http://www.manilatimes.net/national/2007/apr/29/yehey/weekend/20070429week2.html. Retrieved 2008-11-21.
- ^ Clements, James F (2007). The Clements Checklist of Birds of the World Sixth Edition. Ithaca, NY: Comstock Publishing Associates. pp. 47. ISBN 978-0-8014-4501-9.
- ^ a b "DNA study: RP eagle is one of a kind". Sun.Star Davao. 2007-12-15. https://web.archive.org/web/20080608150238/http://www.sunstar.com.ph/static/dav/2007/12/15/news/dna.study.rp.eagle.is.one.of.a.kind.html. Retrieved 2008-11-21.
- ^ a b c d "Philippine Eagle (Pithecophaga jefferyi )". BirdLife International. 2008. http://www.birdlife.org/datazone/species/index.html?action=SpcHTMDetails.asp&sid=3528&m=0 Arkivuar 3 janar 2009 tek Wayback Machine. Retrieved 2009-01-07.
- ^ http://www.birdlife.org/datazone/search/species_search.html?action=SpcHTMDetails.asp&sid=3528&m=0 Arkivuar 4 janar 2009 tek Wayback Machine
- ^ https://web.archive.org/web/20100531065957/http://www.arkive.org/philippine-eagle/pithecophaga-jefferyi/facts-and-status.html
- ^ a b c "Farmer arrested for killing, eating rare Philippines eagle: officials". AFP. 2008-07-18. http://afp.google.com/article/ALeqM5hmMr60RIPEBrwEzz1o1iP8QnMt5w. Retrieved 2009-01-07.
- ^ http://www.filipinasoul.com/the-philippine-eagle/ Arkivuar 26 shtator 2009 tek Wayback Machine
- ^ "Palawan Crocodile Farm and Conservatory". https://web.archive.org/web/20100821104928/http://www.travbuddy.com/travel-blogs/51512/Palawan-Crocodile-Farm-Conservatory-1. Retrieved 2009-10-12.
- ^ a b c d e f g h i Chandler, David; Couzens, Dominic (2008). 100 Birds to See Before You Die. London: Carleton Books. pp. 171. ISBN 978-1-84442-019-3.
- ^ a b c d e f g h i j k l Jamora, Jon. "Philippine Eagle Biology and Ecology". Philippine Eagle Foundation. http://philippineeagle.org/index?pageval=thephileagle. Retrieved 2009-01-07.
- ^ Labro, Vicente (2007-07-19). "2 Philippine eagles spotted in Leyte forest". Philippine Daily Inquirer. https://www.webcitation.org/67XrmQfv1?url=http://www.inquirer.net/specialfeatures/theenvironmentreport/view.php?db=1&article=20070719-77631. Retrieved 2008-11-21.