Shqiponja Xhuxh
Shqiponja Xhuxh (Hiearaaetus pennatus) është një shpendë grabitqarë me madhësi mesatare nga familja accipitridae. Epitetoni i llojit (pennatus) është fjala latine për: "mbuluar me pendla" dhe vjen ngase këmbët i ka të gjitha me pendla deri te gishtat. Prej këtu emri i këtij lloji në Anglisht (Booted Eagle) dhe në gjuhën frënge (Aigle botte) e cila duke e përkthyer në gjuhën shqipe i bie, "Shqiponjë me çizme".
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja Xhuxh arrin një gjatësi të trupit 42 deri 50cm, 19 deri 22cm bie mbi bisht. Hapja e krahëve arrin 113 deri 134cm. Pesha e meshkujve arrin mesatarisht 720 gram, femrat peshojnë rreth 960 gram. Irisi i Shqiponjave Xhuxh të rritura është ngjyrë të verdhë si ari, kurse zogjt kanë irisin ngjyrë të kaftë.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Territori në të cilin i çelin këto Shqiponja vezët shtrihet nga perëndimi i Afrikës Veriore, nëpër tërë Spanjen dhe një shirit përmes Francës (prej Ardeneve në veri deri te Pirinejet në jug). Pastaj vazhdon në Evropen Lindore, në tërë Greqinë dhe Turqinë veriore del në Kaukaz prej aty vazhdon deri në perëndimin e Mongolisë deri në Taigen Siberiane. si zogjë shtegtarë Shqiponjat Xhuxhë të cilat jetojnë në Evropën perëndimore në shtator shtegëtojnë në Jug të sahares në Afrikë. Shqiponjat Xhuxh të Evropes Lindore gjatë dimrit shkojnë në Indi. Në Indinë Veriore, në Namibi dhe në Afriken Jugore ka Shqiponja Xhuxh që nuk shtegtojnë fare.
Nënllojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja Xhuxh paraqitet në 3 nënlloje:
- H. p. pennatus - nga perëndimi i Afrikes veriore, mbi Evropen jugore e lindore dhe Azinë e vogël deri në Indi dhe deri në Kazakistan.
- H. p. harteri - në jug të Siberisë, veri të Mongolisë dhe në transbajkall
- H. p. miniscula - në Afriken e jugut
Mënyra e jetesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqimi i tij përbëhet nga gjitarë të vegjël (siç janë brejtësit, lepujt), shpendë dhe zvarranikë si p.sh. hardhucat, poashtu edhe insekte të ndryshme. Në Spanjë më së shumti gjahton hardhuca, lepuj dhe pula të kuqe.
Shumimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Femra sipas rregules lëshon 2 vezë, rrallëherë edhe 1, në folen e tyre të ndërtuar në drunjë të lartë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- T. Mebs & D. Schmidt: Die Greifvögel Europas, Nordafrikas und Vorderasiens. Franckh-Kosmos, Stuttgart 2006. ISBN 3-440-09585-1