Shqiptarët, Sllovenia dhe Ballkani i trazuar, sipas në diplomati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqiptarët, Sllovenia dhe Ballkani i trazuar, sipas në diplomati. Libër me Autor Dr. Ibrahim Gashi.

Gjatë kohës së shërbimit dipolmatik në Slloveni, Dr. Ibrahim Gashi mblodhi të dhëna të shumta e publikoi librin voluminoz “Shqiptarët, Sllovenia dheBallkani i trazuar, sipas në diplomati” (Tiranë, 2007). Përveç çështjeve shqiptare të trojeve etnike dhe të diasporës, aty paraqet edhe bukuritë e Sllovenisë, marrëdhëniet mjaft të mira të saj me Shqipërinë. Po kështu, flet për gjendjen në Ballkanin e trazuar, ku barbaritë serbe ndaj popujve joserbë kishin arritur kulmin. Përplasjet luftarake Serbi-Kroaci ose Serbi-Bosnje, zënë vend të dukshëm në këtë libër. Në kapituj të veçantë paraqitet edhe gjendja politike-ekonomike e Shqipërisë në ato vite, sipas pasqyrimeve të shtypit slloven, me komente e plotësime nga autori. Po kështu, jepen edhe marrëdhëniet me shtetet e tjera fqinje. Ndërsa pjesa më e madhe e librit i kushtohet diasporës shqiptare në Slloveni, që përbëhej nga shqiptarë të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike shqiptare, të emigruar në këtë pjesë veriore të ish-Jugosllavisë, tanimë të shpërbërë, si dhe shqiptarëve të tjerë në trojet e tyre etnike, jashtë kufirit zyrtar të shtetit amë, Shqipërisë.