Dr. Ibrahim Gashi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ibrahim Rrahim Gashi Lindi më 23 gusht 1935, në rrethin e Krujës, ku më parë kishin ardhur prindërit e tij, nga Skënderajt e Kosovës, të përrnjekur nga rregjimi serb. Ndërsa më tej, atij iu krijua mundësia që t’i ndiqte studimet e larta në ish-Jugosllavi. Para diplomimit për matematikë-astronomi, në Beograd, e arrestuan dhe më pas i dëbuan familjarisht për në Shqipëri. Kështu, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Vite me radhë, ishte mësimdhënës në shkollat e mesme të Krujës dhe më 1984-1990 dha leksione, si pedagog i jashtëm, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Gjatë punës së tij 31-vjeçare në arsim, përveç se në mësimdhënie, u dallua në veprimtarinë shkencore e pedagogjike me arsimtarët. Për disa vjet radhazi kreu detyrën e kryetarit të komisionit të lëndës së matematikës, për shkollat e mesme në rrethin e Krujës. Mori pjesë në diskutimet për hartimin e teksteve të reja, për matematikën e astronominë dhe, madje, për këtë të fundit përgatiti dhe botoi përmbledhjet “Probleme të zgjidhura astrononomike” e “Vrojtimet astronomike” (për maturantët e shkollave të mesme). Për punë të vazhdueshme e të thelluar studimore-shkencore, më 1979 mori gradën “Kandidat i Shkencave” (më pas, “Doktor i Shkencave”).Në vitet 1980-1982, duke qenë zevendësdrejtor i shkollës së mesme në Fushë-Krujë, ngriti dhomën-muze kushtuar “Heroinës së Popullit” Shote Galica, emrin e të cilës e mbante ajo, si dhe organizoi një sesion shkencor për jetën dhe veprimtarinë e saj atdhetare e luftarake. Ndjenjat e larta të atdhedashurisë, ai do të shfaqte më pas, posaçërisht, edhe në dy libra të tij.
Dr. I.Gashi, nga janari 1993 dhe deri në shtator 1996, ka kryer detyrën e diplomatit (sekretar II) në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, në Slloveni. Aje ndoqi çështjet e marrëdhënjeve dypalëshe në fushat e politikës, arsimit, kulturës e mbrojtjes, si dhe çështjet konsullore. Detyrë të veçantë ka pasur për Diasporën Shqiptare, në Slloveni. Doli në pension në vitin 1996, por përsëri e vijoi punën kërkimore e studimore dhe botuese. Përveç shumë artikujve shkencorë e metodikë për lëndët metematikë e astronomi dhe me temë sociale, ka botuar 11 libra dhe ka lënë në dorëshkrim disa të tjerë, dy prej të cilëve lidhen me kronologjinë shqiptare.