Jump to content

Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir : një Shekull vlerësimesh të shtypit amerikan për shqiptarët dhe Shqipërinë. Autori: Mal Berisha. Botuar nga "Edualba" Tiranë, 2006. Faqet e librit 256. ISBN 99927-749-4-0

Një studim i plotë i shkrimeve të botuara në revistën prestigjioze amerikane “National Geographic”. Studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka, vlerëson: “Autori, në krah të procesit këmbëngulës dhe hulumtues për të sjellë në gjuhën shqipe në mënyrë sa më korrekte faktet historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe krahas komenteve të tij realiste dhe profesionale, është përkujdesur të zgjedhë dhe të vendosë në faqet e librit foto, të cilat kanë ilustruar grafikisht periudhat e historisë dhe fenomenet më të gjalla.

Dhe fotot e kanë luajtur këtë rol. E rëndësishme është që fotot e këtij libri janë pjesë e pandashme e trupit të tij. Ato operojnë me të njëjtën forcë emocionale dhe figurative, që kanë vepruar edhe në faqet e revistave të botuara të National Geographic.

Kjo është punë e vlerë e autorit të librit. Ai është njëkohësisht kurator i përzgjedhjes dhe i vendosjes së tyre në mënyrë kronologjike. Së fundi mendoj se në këtë libër informacioni i shkruar gjallërohet prej fotografisë bardhë e zi apo me ngjyra dhe fotografia shfaqet me të gjitha dimensionet e saj, kur informacioni i rri pranë”.