Jump to content

Shqiptarët para pasqyrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Shqiptarët para pasqyrës" libër me autor Alan Andoni, Botuar nga "Mediaprint" Tiranë 2016. Faqet e librit 118.

Si i sheh shqiptarët një anglez? Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shpesh ironik. Autori i librit, Alan Andoni, kaloi vitet e shkollimit të tij në Angli, Irlandën e Veriut dhe Skoci. Interesi i tij ndaj gjithçkaje shqiptare filloi në vitet ‘70, si një dëgjues i përkushtuar i transmetimeve të huaja në radio. Radio Tirana ishte veçanërisht e pëlqyer për të, për shkak të rrëfenjave surrealiste, por me plot emocion. Vizitat përgjatë viteve në Shqipëri, e bindën se ajo ka diçka që të bën për vete, e cila është njëkohësisht pozitive dhe infektuese, për këdo që harxhon sado pak kohë të mjaftueshme atje. Ai kupton se ka një lloj alergjie ndaj planifikimeve të hollësishme, një dëshirë të zjarrtë për spontanitetin dhe një prirje për të kryer veprime të rastësishme mirësie. Ai, gjithashtu, përpiqet të bëj disa punë njëherësh, por si një mashkull i Europës Veriore, nuk e ka të lehtë këtë gjë.