Shqypeja e Shqypënis
Appearance
Shqypeja e Shqypënis (Albanski Orel), "Organ për politikë dhe dituri", botohej në Sofje të Bullgarisë. Është njëra ndër gazetat me shkrime më demokratike të kohës së Rilindjes sonë Kombëtare. Gazeta në fjalë kishte filluar të dalë që nga 18 maji i vitit 1909 e deri më 2 prill 1911. Fillimisht kishte filluar të botohej në çdo dy javë, por me kalimin e kohës kishte dalë më rrallë. Ajo doli në 40 numra dhe për kryeredaktor kishte atdhetarin, poetin dhe patriotin shqiptar Josif Bagerin.