Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore
Appearance
Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore instiiucion kulturor i Ushtrisë Popullore. U krijua në ditët e para pas Çlirimit të vendit si shtëpi e oficerëve, me funksion kryesor trajtimin ushqimor të oficerëve dhe organizimin e veprimtarisë kulturore-argëtuese të tyre. Në vitin 1946 veprimtaria e SHQU u zgjerua në pesë sektorë: i kulturës (i shkollave), i fotofilmave, artistik, i fizkulturës dhe i prapavijës. Në vitet e mëpastajshme SHQU iu shtuan edhe sektori i krijimtarisë letraro-artistike, i muzeve, i arteve figurative dhe ai i kinematografisë. Në vitin 1975 sektorët e krijimtarisë letraro-artistike, arteve figurative, kinematografisë dhe ai i ushqimit social iu hoqën.