Jump to content

Shtëpia e Babametove në Gjirokastër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtëpia e Babametove në Gjirokastër u ndërtua më vitet 1885-’87 nga një baba me dy djemtë e tij, në mënyrë që secili të kishte nga një krah trekatësh me pamje nga oborri me puse. Muret e katit përdhe dhe të katit të parë janë të ndërtuara me gurë. Kati i dytë është realizuar me një strukturë druri më të lehtë, mënyra këto ndërtimi tipike të kohës së ndërtimit të kësaj shtëpie (1885/1887). Falë punimeve të fundit restauruese, kjo shtëpi monumentale e shekullit XIX, përfshin sërish në krahët e saj pamjen e papërsëritshme mbi Gjirokastër.