Jump to content

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio është qendër e krijuar në vitin 1945 dhe rinovuar më 1995 dhe është pjesë e rëndësishme e qytetit të Korçës, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore artistike: si koncerte lirike, ekspozita pikture, fotografike etj.

Është shpallur monument kulture dhe përmban rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta, si dhe shumë vizatime të cilat janë të shquara për stilin e tyre tepër të veçantë. Rreth 40 piktura të tjera gjenden në Tiranë.

Vangjush Mio dallohet si piktor peizazhist shqiptar, përmendim këtu, “Dimri në Korçë, “Aspekte nga Drenova”, “Boboshtica”, “Vithkuqi”. Vepra të tjera janë: “Autoportreti”, “Cigani”, “Njeriu me gajde” etj. Ai është i pari piktor shqiptar që hapi ekspozitën e parë në Tiranë në vitin 1920, ndërsa në vitin 1942 hapi ekspozitën në Bari.