Jump to content

Shumzim Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shumzim Krasniqi 02.10.1965 Prishtinë

Të arriturat dhe rezultatet në sportin e Karatesë

1979 Fillimi i marrjes me karate ne Sh.f.Faik Konica (ish Acamoroviç) Klubi i Karatesë “Prishtina” të cilin atëbotë e udhëheqte z.Ekrem Taraku. Në vitin 1984 Shumzim Krasniqi fitoi titullin Mjeshtër i Karatesë Brezi i Zi 1 Dan, në provimin që u mbajt para ekspertit të shquar botëror prof. Taiji Kase. Kampion disa herë i Kosovës. Përfaqësues i Kosovës në ish Jugosllavi.Prej vitit 1991 Refer në të gjitha nivelet,prej vitit 1996 Refer Kombëtar i licensuar nga FKK-ja si dhe nga Federata e Karatesë së Maqedonisë.Udhëheqës i dy seminareve i propozuar nga FKK-ja,të mbajtura në Orllan viti 2000-2001. Referi më i mirë i vitit 2002 nga Lidhja e Karatesë se Prishtinës. Referi më i mirë i vitit 2004 në nivelin komunal.Referi më i mirë i vitit 2004 nga Federata e Karatesë së Kosovës. Fitues i shkallës 3 Dan në Seminarin që e udhëheqi profesori dhe instruktori japonez Taiji Kase më 1994 në Ohër të Maqedonisë. Instruktor i Karatesë që nga viti 1994 e lëshuar nga Macedonian Technical Instructors Center. Që nga viti 1995 themelues i Klubit të Karatesë “Dardania” Prishtinë. Kryetar i KK.”Dardania” si dhe kryetrajner i po këtij klubi. Në vitin 1997 fitues i shkallës 4 DAN në seminarin e udhëhequr nga trajneri i përfaqesueses angleze Ticky Donovan. Në vitin 2002 fitues i shkallës 5 Dan para Prof.Dr.Inxh.Nagip Murati.Fitues i shkallës 7 DAN në vitin 2012 para Instruktorit ndërkombëtar z.Ekrem Taraku 8 DAN.Diploma e lëshuar nga:International Traditional Shotokan Karate Federation