Shvercerat
''Shvercerat'' janë simpatizantët e ekipit futbollistik shqipëtar KF Shkupi në Shkup, Maqedoni.
K.F Slloga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi futbollistik Slloga është themeluar në vitin 1927 në lagjen e pare urbane të qytetit të Shkupit – Çair. Që nga viti i themelimit e gjer më sot, Sllogën e kanë përkrahur shumë dashamir të klubit dhe të futbollit. Ky klub është një nga klubet më me traditë në Maqedoni.
Gati se çdo fëmijë nga lagjia e Çairit, por edhe nga Shkupi, është aktivizuar në të rinjtë e këtij klubi dhe gjithnjë shumica dërmuese kanë qenë shqiptarë.
Slloga që nga vitet 1960 ka patur tifoz të organizuar të cilët edhe mblidhnin para për ti paguar lojtarët, festonin sukseset, sepse ata ishin miq, familjar dhe të gjithë ndanin pasionin për Sllogën. Udhëtime të organizuara të tifozëve të Sllogës jashtë Shkupit janë bërë edhe në vitet 1960, 1970 dhe 1980, kuptohet jo në kuptimin e sotëm të tifozerisë, por në diçka shumë të ngjajshme dhe të përafërt.
Ky pasion i prindërve dhe familjarve u ngrit në nivel më të lartë nga djemtë dhe rinia që krijuan dhe themeluan një nga grupet e para të organizuara të tifozëve shqiptarë, "shvercerat".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shvercerat filluan tifozllëkun në vitin 1989. Gjatë gjithë vitit 1989 kishte përpjekje nga ana e pionerëve të Sllogës që të përkrahin seniorët e tyre që kishin gjasa të mëdha për tu inkuadruar në ligën e parë të Maqedonisë, në kuadër të ish Jugosllavisë. Në shtator të vitit 1989, gjatë lojës vendimtare kundër pretendentit kryesor për avancim në rankun më të lartë të garimit – Zik Novaci nga Manastiri, tifozët e grupuar nën emrin “Kusarët” kishin paraqitje të theksuar dhe kjo shënoj fillimin e një tregimi tepër serioz dhe skajshmërisht të suksesshëm. Rreth 150 djem të ri u tubuan në stadiumin e Çairit dhe kishin siguruar mjete piroteknike, shalla dhe një transparent simbolik. Stadioni ishte përplot me shikues dhe “Kusarët” bën ndërprerje të lojës për afër 15 minuta pas ndezjes së piroteknikës që kishin siguruar. Slloga fitoj ndeshjen dhe u avancua në ligën e parë të Maqedonisë.
Me ndarjen e Maqedonisë nga Jugosllavia, u bë unifikimi i ekipeve nga Maqedonia që garonin në ligën e parë, dytë dhe të tretë të Jugosllavisë me 5 ekipet e para të ligës së Maqedonisë, ndër të cilat ishte dhe Slloga.
Origjina e emrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1992, në ndeshjen kundër Metalurgut në autokomandë “Kusarët” vendosën që ta ndërojnë emrin në “Shvercerat” pasi që aktiviteti kryesor i shumicës së anëtarëve të grupit, por edhe i disa nga lojtarëve të Sllogës, ishte "shverci" apo kontrabandimi i devizave, cigareve, etj.
Transparentët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Transparenti i parë serioz i Shvercerave ishte "Hooligans Çair" i gjatë 12 metra dhe i gjërë 2.5 metra. Të gjithë transparentat në këtë periudhë janë bërë nga materiale të “huazuara” nga hotele, teatra, perde të shkollave. Piroteknika më së shumti sigurohej nga kazermat por edhe nga anëtarë që e kontrabandonin nga Greqija. Nuk ka stadion në të cilin Shvercerat nuk kanë qenë prezent për ta përkrahur Sllogën, pavarësisht nga numri. Vlen të përmendet se në këtë periudhë, Shvercerat pregaditën një nga transparentët më të mëdhenj në Maqedoni, me 115 metra gjatësi dhe 3 metra gjërësi.
Historia e mëvonshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhvillimi i Shvercerave arriti kulminacion në vitin 1996 gjatë gjysmë finales të kupës të Maqedonisë kundër Makedonija Gjorçe Petrov, ku Slloga pas ekzekutimit të penaltive u kualifikua në finale. Në stadium kishte 5,000 tifozë. Shumë njerëz që mbetën jashtë rrethuan stadiumin dhe ju bashkangjitën Shvercerave në festë. Pas kësaj ndeshjeje, interesi për këtë ekip u rrit dhe kështu erdhën shumë fansa të ri nga i gjithë Shkupi, duke përfshirë nga veriu, Gazi Baba, Kondova, Serova, Qendra dhe Saraji.
Në finale, Slloga takohej me Vardarin. Biletat për finalen në stadiumin e qytetit u ndanë përgjysëm, për Shvercerat u siguruan 3.500 bileta të cilat u shpërndanë mbrenda ditës. U pregaditen shumë transparenta dhe materiale. Kolona prej afër 5.000 njerëz u nis në këmbë prej Çairit për në stadiumin e qytetit. Shvercerat kishin bërë organizime për 120 minutat e lojës. Slloga fitoi me penallti. Gjatë rrugës së kthimit fëmijë, gra e pleq kishin dalur për të përshëndetur fansat sepse gjer në atë ditë nuk kishin përjetuar një organizim të tillë të rinisë shqiptare. Himne të ndryshme këndoheshin duke përfshirë himnin besa-besë. Pas këtij suksesi, Shvercerat u bënë institucion!
Më vonë, Slloga fitoj kampionatin 3 herë me rradhë dhe ishte finaliste e Kupës 8 herë duke e fituar prapë në vitin 2000 dhe 2004. Sukseset e klubit inspiruan Shvercerat të cilët përkrahnin ekipin në çdo ndeshje. Ata udhëtuan në Hungari, Rumuni, Kroaci, për ta përkrahur Sllogën në ndeshjet ndërkombëtare. Shvercerët hapën dhe zyren e tyre, morrën pjesë në shumë ntervista me gazatarë të huaj dhe të vendit, si dhe në organizimin e demonstratave në përkrahje të NATO-s. Shvercerat gjithashtu së fundi rregullisht udhëtojnë në Shqipëri për të përkrahur Kombëtaren Shqiptare si dhe ndihmojne klubet tjera shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Shvercerat vazhdojnë të ekzistojnë sot e ksaj dite pavarsisht problemeve me kryesinë dhe policinë.