Si krijohen kostumet tradicionale shqipëtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Kostumet trdicionale Kostumi i çunave: Kapelja ose siç quhet ndryhe qelesheja, bëhet me lesh delje që përpunohet me sapun, bëhet në formën e kapeles dhe lihet të thahet për disa ditë deri sa të ketë marë formën e duhur.

Këmisha: këmisha është këmish e bardhë që dekorohet me shirita të zi.

Jeleku: Jeleku bëhet me copë të leshtë, bëhet prerja dhe pastaj qëndisja me shirita të zez dhe të ngjyrave të ndryshme. Por jelek u çunave mund të dekorohet dhe me shqiponjë.

Brezi. Brezi punohet me tuba leshi dhe lesh delje, dhe punohet me vekë ose siç quhet ndryshe me tllarë.

Tirqët: Tirçet janë si pantollona, që bëhen me copë të leshtë ngjyrë të bardhe, dhe dekorohet me shirit të zi.

Opingat: Opingat bëhen me komerdare, bëhet prerja e komerdares sipas formës së këmbës, pastaj hapen vrimat me gërshër dhe tek vrimat i futen shirita të hollë prej komerdareje, dhe në pjesën e sipërme punohet me shtiza dhe me fije leshi.


Kostumet e gocave. Kapelja: kapelja bëhet me copë të kuqe si jeleku dhe këmbëzat, kapelja pritet në formë rrumbullake, i vendoset shirirt i verdhë, qëndiset me rruza dhe leka.

Jeleku: Jeleku sikuse dhe kapelja pritet një copë e kuqe prej kadifeje, pastaj dekorohet me shirit të verdhë dhe lule të qëndisura me rruza, dhe fije ari. 

Këmbëzat: Këmbëbzat punohen sikurse dhe jeleku, priten sipas formës së fundit të këmbës.

Dimijat: Dimijat bëhen me copë të mëndafshtë ngjyrë të bardhë.

E sipërmja: E sipërmja vendoset sipër dimijave, dhe qëndiset me shirit të verdhe që përpunohet me fije ari.

Këmisha: Këmishës jaka i qëndiset me fije ari, krahat e këmishës qëndisen vetëm me fije ar

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky shkrim është referuar nga përshkrimi i artizanëve me përvojë 20 vjeçare.

https://www.facebook.com/kostume.popullore.52?mibextid=ZbWKwL[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://instagram.com/kostumetradicionaleshqiptare?igshid=MzRlODBiNWFlZA== e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]