Si të vish në Shqipëri
- Si te vish në Shqipëri
Shtetasit që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe Zvicra, Izraeli, ShBA, Kanada, Kore e Jugut, Kroacia, Zelande e re, Turqia, Japonia dhe Malajzi hyjnë pa vize në territorin e Shqipërisë pa pagese. Në periudhën e sezonit turistik (1 qershor-30 shtator) hyjnë pa vize edhe shtetasit e vendeve Serbi-Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovine.
- Qëndrimi
Koha e qëndrimit te një te huaji për motive turistike në Shqipëri pa leje qëndrimi është deri në 30 dite. Për te qëndruar me shume duhet te kërkohet një zgjatje te kohës se qëndrimi pranë autoriteteve, që mund te zgjatet deri në 90 dite.
- Makina
Është e mundur te hysh në territorin shqiptar me një makine, duke deklaruar në dogane, që do e fusesh përkohësisht. Do te marrësh një letër-hyrje, që kur te dalësh duhet ta dorëzosh për te llogaritur taksen e qarkullimit (1 euro për makinat e cilindrates se mesme). Është e nevojshme, gjithashtu, pagimi i siguracionit te përkohshëm në kufi për 15 dite, që kushton 40 euro.
- Te lëvizesh midis qyteteve
Mjetet me te frekuentuara për te lëvizur në Shqipëri janë furgonet private ose autobusët shtetërore ose private. Ky transport funksionon vetëm gjate ditës. Rrugët nuk janë në gjendjen me te mire. Nëse doni te lëvizni me makine, duhet te keni parasysh që pikat e karburantit janë te shumta në qendrat e banimit dhe te pakta në zonat rurale. Rrjeti i hekurudhave është i kufizuar. Trenat e udhëtareve nisen çdo dite dhe përshkojnë qytetet kryesore, por nuk ofrojnë komoditet. Për te lëvizur në qytetet e mëdha mund te përdorni mjetet e transportit publik, autobusët. Kostoja e tyre luhatet nga 15-20 leke. Gjithashtu, taksitë kane një kosto prej 2 eurosh (300leke).