Silogjizmi
Syliogjizmi (nga greqishtja e vjeter) shprehje në Logjikë, me anë të të cilës përkufizohet forma më e thjesht deduktive e ardhjes deri tek përfundimi për një dukuri.[1]
Ky përfundim logjik përbëhet nga dy gjykime (mendim prirëse, premisa) dhe që pasohet nga gjykimi i tretë (si shprehje përfundimtare, konklusion). Me dy premisat së bashku janë shprehje matëse ("medius terminus") nëpërmjet të cilave mundsohe arritja e një pikëpremje për krijimin e gjykimit të tretë. Si shembull syliogjizmi gjithë njerzit janë të vdekshem, Sokrati është një njeri, d.m.th Sokrati është i vdekshem.
Sipas Aristotelit mbi mësimet tradicionale mbi kategorizimin, përfundimi (syliogjizmi) si primisat (përmendimi:"proposition maior", nënmendimi: "proposition minor") po dhe konkluzioni duhet të kenë 4 forma: "Gjitha S janë P" (simbolikisht SaP; përpo-ja e përgjithëshme); "asnjë S është një P" (SeP; përjo-ja e përgjithëshme), "disa S janë P" (SiP; përpo-ja e pjesërishme) ose "disa S s'janë P (SoP; përjo-ja e pjesërishme). Kur termi i subjektit të konklusionit shenohet me S gjegjësisht terimi i predikatit me P dhe ai i mendimit të mesem me M, atëherë rrjedhë një varg rastesh të përmendimi, nënmendimi dhe konkluzioneve dhe varsisht nga pozicionimi i tyre rrjedhin 4 format përfundimtare.
Varrësisht nga kualiteti i logjikës (përpoja dhe përjoja) dhe sasia e logjikës (përgjithëshme, përpjesëshme), fitohen : 4*43=256 mundësi të formave përfunduese (, nga të cilat vetëm 24-ër kanë vlerë logjike. Për emërtimin e tyre në shkollastikë janë marr emra mnemoteknik {b.f. barbara, bocardo, etj.} dhe nga 3 zanoret përkatëse mund të formohen konstruksionet përkatëse silogjistike.
Përkrah kategoria assertorike, Logjika ka zhvilluar edhe silogjizmin "stoa hypotetike" si përfundim i arsyetueshem logjik . Tek Aristoteli hasen edhe përpjekje për arsyetimin e një "modalogjiku" me modalitet silogjizmi. Mirëpo silogjizmi assertorik ka qenë dhe mbetet bërthama e logjikës tradicionale. Në logjiken moderne, silogjizmi paraqet një predikat të vogël të logjikës së përfundimeve.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Der Grosse Brock Hasu Band 21 s.245 ISBN 3-7653-0364-X
Lietratur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Heinrich Maier në Die Sylogistik des Aristotels 3 Bde. (1898-1900)
- G. Patzig në Die aristotel Syliogistik (1969)
- W. Albercht u. Angelika Hanisch në Aristotels assertor. Syliogistik (1970)