Jump to content

Simboli i drejtësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Simboli i drejtësisë, Zonja e Drejtësisë me sy të lidhur duke mbajtur një peshore, tregon se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe se të bërit drejtësi do të thotë të vendosësh në peshore interesat e kundërt. Në sistemin penal kjo do të thotë të balancosh, nga njëra anë detyrimin dhe interesin e shtetit për t’i vënë kriminelët përpara drejtësisë dhe nga ana tjetër të drejtën e një individi për tu respektuar, duke pasur parasysh dinjitetin e tij njerëzor. Për më tepër, kur një person akuzohet se ka kryer një vepër penale, ai përballet me të gjithë makinizmat shtetërore. Me qëllim që të garantohet barazia para gjykatës nevojiten disa masa mbrojtëse.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Parimi për një gjykim të drejtë; Amëza: gjkr.gjykata.info Arkivuar 12 gusht 2007 tek Wayback Machine, qershor 2007