Simfonia e takave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Simfonia e takave është një poezi e krijuar nga Skënder Rusi. Nqs jeni kureshtare lexojeni me poshtë :

Ai ishte një regjistrues i marre,
S'kish zemër ne gjoks, kish disqe
Jetonte brenda ne një kitare,
atje e desh dhe varrin kur te vdiste.
Ia dha vete atë forme, shtëpizës se tij,
se atje do te flinte me Bet'hovenin e madh
se atje do ishte dhe zoti Paganin,
dhe zoti Shubert, edhe zoti Moxart.
Kush tha se këta ishin te vdekur
ai fliste me ta, përshperiste
brenda asaj kitare, vetëm e shoqja
e urdhëruar ishte te mos fliste.
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat
kur kërcitja e tyre i futej neper disqe
ai i ulërinte kur ja dëgjonte takat,
apo kur padashur ajo, teshtinte.
Derisa erdhi një dite, dhe vdekja
zgjati dorën brenda asaj kitare,
dhe ia mori zhurmetarën e vogël,
duke mos i bere zhurme fare.
Tani ai ve veshin jo për te dëgjuar tinguj
po për te dëgjuar zhurmën e pjatave
Bet'hoveni ? E ç'është tani Bet'hoveni
para simfonisë se ëmbël te takave.