Jump to content

Sinjalet rrugore në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sinjalet rrugore në Shqipëri rregullohen nga neni 39 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Këto sinjale ndahen në:

  1. Sinjale të rrezikut
  2. Sinjale urdhëruese, të cilat ndahen në:
    1. Sinjale përparësie
    2. Sinjale ndalimi
    3. Sinjale detyrimi
  3. Sinjale treguese, të cilat ndahen në:
    1. Sinjale paralajmëruese
    2. Sinjale të drejtimit
    3. Sinjale pohuese
    4. Sinjale të identifikimit të rrugëve
    5. Sinjale të itenerarit
    6. Sinjale të qendrave urbane
    7. Sinjale të emrave të rrugëve
    8. Sinjale turistike të territorit
    9. Sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për drejtimin e mjeteve
    10. Sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime

Sinjalet e rrezikut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sinjali Emri Shpjegimi
Rrugë e deformuar Paralajmëron një pjesë rruge të deformuar.
Kurriz në rrugë Paralajmëron një pjesë rruge me fushëpamje të kufizuar si pasojë e një kurrizi në rrugë.
Gropë në rrugë Paralajmëron një pjesë rruge në formë të lugët.
Kthesë nga e djathta Paralajmëron një kthesë të rrezikshme nga e djathta.
Kthesë nga e majta Paralajmëron një kthesë të rrezikshme nga e majta.
Kthesë e dyfishtë,
e para nga e djathta
Paralajmeron disa kthesa të rrezikshme te njëpasnjëshme, nga të cilat e para është djathtas.
Kthesë e dyfishtë,
e para nga e majta
Paralajmeron disa kthesa të rrezikshme te njëpasnjëshme, nga të cilat e para është majtas.
Kalim në nivel me barriera Paralajmëron një kalim në nivel të ruajtur me barriera ose gjysmëbarriera.
Kalim në nivel, i paruajtur Paralajmëron një kalim në nivel të paruajtur me barriera apo gjysmëbarriera.
Kryqi i Shën Andreas Tregon se jemi pranë një kalimi në nivel vetëm me një linjë, pa barriera (i paruajtur).
Kryqi i dyfishtë i Shën Andreas Tregon se po i afrohemi një kalimi ne nivel me dy ose me shumë linja, pa barriera.
Panelet distancametrike Vendosen respektivisht 150 m, 100 m dhe 50 m larg nga ndërprerja e linjës hekurudhore me rrugën.
Vendkalim i linjës së tramvajit Paralajmeron një linjë tramvaji brenda ose jashtë qendrave të banuara, të parregulluara me semafor.
Vendkalim këmbësorësh Paralajmëron një vendkalim për këmbësorë, i dalluar me sinjale horizontale.
Vendkalim për biçikletat Paralajmëron një vendkalim biçikletash me sinjale horizontale.
Zbritje e rrezikshme Paralajmëron një zbritje të rrezikshme, duke treguar edhe përqindjen e saj (në këtë rast 10%).
Ngjitje e rrezikshme Paralajmëron një ngjitje të rrezikshme, duke treguar edhe përqindjen e saj (në këtë rast 10%).
Ngushtim simetrik i rrugës Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga të dyja anët e saj.
Ngushtim asimetrik i rrugës (nga e majta) Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga ana e majtë.
Ngushtim asimetrik i rrugës (nga e djathta) Paralajmëron një ngushtim të rrugës nga ana e djathtë.
Urë e lëvizshme Paraljmëron një urë të lëvizshme.
Bankina të dëmutuara Paralajmëron një pjesë rruge me bankina të pasigurta, të cilat mund të shemben.
Rrugë e rrëshqitshme Paralajmeron një pjese rruge që, në kushte të veçanta të mjedisit ose klimës mund të bëhet një sipërfaqe e rrezikshme në rreshqitje. Mund të shoqërohet me panelet plotësuese:

- rrugë e rrëshqitshme për shkak të shiut
- rrugë e rrëshqitshme për shkak të dëborës

Fëmijë në rrugë Paralajmëron vende ku kalojnë fëmije, si shkolla, kopshte, parqe publike.
Kafshë shtëpiake Paralajmëron një pjesë rruge ku mund të kalojnë kafshët shtëpiake.
Kafshë të egra, të lira Paralajmeron një pjesë të rrugës ku mund të kalojnë papritur, kafshë të egra.
Qarkullim në të dy senset e rrugës Paralajmeron se karrexhata do të bëhet me dy sense lëvizjeje nga një sens lëvizjeje që ishte më parë.
Rrethqarkullim Paralajmëron një kryqëzim të dy ose më shumë rrugëve të rregulluar me qarkullim rrotullues në drejtim sipas shigjetave të treguara në sinjal.
Rruga të çon në mol Paralajmëron se rruga del në një mol, ose dige me rrezikun e rënies në ujë.
Materiale të paqëndrueshme në rrugë Paralajmeron praninë, mbi siperfaqen e rrugës të lëndëve si çakull, zhavorr etj.
Rënie gurësh nga e majta Paraqet rrezikun e rënies së gurëve nga një shkëmb në anën e majtë të rrugës.
Rënie gurësh nga e djathta Paraqet rrezikun e rënies së gurëve nga një shkëmb në anën e djathtë të rrugës.
Semaforë verikalë Paralajmëron një impiant semaforik, brënda ose jashtë qëndrave të banuara, me vendosje vertikale të fenerëve.
Semaforë horizontalë Paralajmëron një impiant semaforik, brenda ose jashtë qëndrave të banuara, me vendosje horizontale të fenerëve.
Mjete fluturuese Paralajmeron mundesinë e zhurmave të forta ose të verbimit të shkaktuar nga fluturimi i avioneve nënje lartesi të vogël.
Erë e fortë anësore Paralajmëron një pjesë rruge në të cilën krijohen erëra të forta anësore.
Rrezik zjarri Paralajmëron kalimin në një zonë veçanërisht të rrezikshme nga ndezja e papritur e zjarrit.
Rreziqe të tjera Paralajmeron një rrezik të ndryshëm nga ata që janë parashikuara në sinjalet e tjerë të rrezikut. Shoqërohet detyrimisht me një panel plotësues me simbol ose një mbishkrim që saktëson natyrën e rrezikut, si për shembull:
- kalim mbi shina
- zonë që përmbytet
- varg mjetesh
- kamionë në ngadalësim

Sinjalet urdhëruese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinjalet e përparësisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]