Jump to content

Sipërfaqja dhe atmosfera e Diellit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ne mund të vrojtojmë vetëm shtresën e jashtme të Diellit, fotosferën, që emeton dritën që vjen nga ai. Fotosfera konsiderohet si sipërfaqe e Diellit. Sasia e energjisë rrezatuese që vjen nga Dielli dhe që bie mbi njësinë e sipërfaqes(në Tokë), në njësinë e kohës, quhet konstante diellore dhe shënohet me ƒ. Njësia e saj e matjes në SI është Wat për metër katror (W/m²). Vlera e saj (e matur) është :


                           ƒ=1.36•10³ W/m²

Për yjet e tjerë, kjo madhësi është quajtur ndiçueshmëri e dukshme. Me anë të konstantes diellore, distancës Tokë-Diell (që quhet njësi astronomike 1 nj.a=1.5*10^8 km) dhe ligjit të ruajtjes së energjisë mund të llogaritet ndriçueshmëria absolute L, që është fuqia e plotë e rrezatuar nga Dielli. Një madhësi e tillë mund të llogaritet edhe për yjet e tjerë. Për Diellin, sipërfaqja e sferës me rreze 1 nj.a është :

                           A=4πr^2=4π(1.50•10^11m)^2

Në një distancë te barabartë me këtë rreze, çdo metër katror i sipërfaqes në Tokë, merr nga Dielli, në njesinë e kohës, një energji rrezatuese të barabartë me konstantëen diellore. Si rrjedhojë, ndriçueshmëria absolute e Diellit do të jetë:

                           L=Aƒ=4π(1.50•10^11m)²(1.36•10³ W/m²)=3.85•10^26W

Kjo është një fuqi e madhe. Për të pasur një ide supozojmë se në çdo metër katror të sipërfaqes së tokës vendoset një central elektrik me fuqi 1000MW(megawat);fuqia e përgjithshme, e gjithë këtyre centraleve, do të përbente vetëm 0.1 % të fuqisë së prodhuar nga Dielli.

Dielli mund te konsiderohet si një trup absulotisht i zi. Duke përdorur ndriçueshmërinë absolute dhe rrezen e tij(6.96•10^8m), mund të llogaritet temperatura e sipërfaqes së tij me anë të ligjit të Stefan-Boltzmann-it. Sipas këtij ligji intensiteti I, i një trupi absulotisht të zi në ekuilibër termik, është në përpjestim të drejtë me fuqinë e katërt të temperaturës:

                         I=σT^4            σ=5.67•10^8 W/(m²°K)

ndërsa T është Temperatura absolute. Në qoftë se e shënojmë me R rrezen e Diellit, intensiteti i emetuar nga sipërfaqja e Diellit është :

                        I=L/4πR²