Sipërfaqja konike
Appearance
Në gjeometri, sipërfaqe konike rrethore quhet sipërfaqja e pakufizuar e cila fitohet me rrotullimin e dy drejtëzave që priten, rreth simetrales së tyre. Simetralja quhet bosht i sipërfaqes konike, drejtëzat quhen gjeneratrisa ndërsa pika ku priten drejtëzat quhet kulm i sipërfaqes konike. Në përgjithësi përbëhet prej dy pjesëve kongruente(të përputhshme).