Siqecë
Siqeca |
---|
Siqeca është një fshat në komunën Ruzhdije në rrethin e Fierit të Shqipërisë.
Fshati ngrihet në një shpat kodre në një lartësi mesatare 290 metra dhe ku lartësia maksimale arrin deri në 360 metra dhe konsiderohet si një fshat i krahinës së Mallakastrës. Klima ka karakter mesdhetar dhe favorizon rritjen e shumë llojeve të pemëve frutore, fshati kryesisht njihet për kultivimin e agrumeve dhe ullirit.
Bota shtazore është e pasur si shkak i relievit kodrinorë si edhe sepse në lindje të fshatit gjendet "Pylli i Siqecës" që ofron kushtet e favorshme për rritjen e kafshëve të egra. Shpendët karakterizohen nga pëllumba të egër (Columba), guarku ( Columba palumbas), thëllëza e malit (Alectoris graeca) sorrat (corvux cornix), laraskat (Pic pica), harabelat (passer), turtulli (sterptopelia turtur), shkurta (coturnix coturnix). Në "Pyllin e Siqecës" dhe kodrat me shkurre dhe drurë me gjethe, gjatë gjithë vitit gjejnë strehë gjitarët si, ujku (canis lupus), dhelpra ( vulpes vulpes), çakalli (canis aureus) dhe lepuri ( Lepus europacus).
"Ujëvarat e Siqecës" (Kataraktet) Ndodhen në pjesën veriore të fshatit Siqecë. Gjithsej janë 3 ujëvara në një distancë rreth 100m nga njëra-tjetra. Lartësia e tyre varion nga 4-7m dhe furnizohen me ujë gjatë gjithë vitit. Terreni i gjelbëruar me pemë të larta por edhe format artitektonike të krijuara nga rrjedha e ujit ndër shekuj, u japin një pamje dhe bukuri magjepsëse. Fshati ashtu si edhe gjithë krahina e Mallakastrës në kohët e lashta ishte e banuar nga fisi ilir i Bylinëve. Duket që zona përreth ka një zhvillim në antikitet dhe në Mesjetën e hershme pasi në gjithë zonën përreth janë gjendur shumë vendbanime dhe rrënojë të vjetëra, por nuk mund të flitet për data e detaje të tjera përderisa ato nuk janë studiuar akoma nga arkeologët.
Fshati përmendet për herë të parë në regjistrin osman të 1431 me emrin "Sekice" dhe ishte i përbërë nga 11 shtëpi. Më pas përmendet edhe në regjistrimet e tjera të Perandorisë Osmane.
Emërtimi Siqecë që në disa raste mund ta shohim edhe si Sigjecë është toponim shumë i vjetër dhe nuk ka prejardhje as sllave e as greke. Në vitet para 1990 fshati kishte rreth 200 familje ndërsa tani pas emigracionit dhe migracionit ka rreth 30 familje.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Fierit
- Vendbanime në Shqipëri