Jump to content

Sistemi komunikues

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sistemi Komunikues)

Sistemi i komunikimit eshte shume i remdesishem pasi eshte menyra e vetme per te komunikuar me dike. Ne menyre qe personi qe po komunikojme te na kuptojme duhet te jemi te qarte gjate perdorimit te komunikimit .

Modeli i Sistemit komunikues

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komunikimi është shkëmbimi dhe rrjedhja e informatave dhe ideve nga një person tek tjetri. Pra:

   ”Komunikimi është procesi me anën e të cilit shkëmbehen dhe kuptohen informacionet midis dy a më shumë njerzve, me qëllim që të    
    motivohen ose të influencohen në sjelljet apo në qëndrimet e tyre” 

Komunikimi efektiv arrihet atëher kur dëgjuesi( marrësi) e pranon dhe e kupton saktesisht informatën që i dërgohet nga folësi (dhënsi) permes një kanali komunikues. Mesazhi përbëhet nga një sekuencë ose varg i simboleve (n-d-o-s-h-t-a) që i takojnë një alfabeti (a,b,….zh). Mund të ketë një ose më tepër simbole për një mesazh, ndërsa alfabeti mund të konsiderohet si grup i simboleve. Pjesët kryesore të një sistemi telekomunikues janë: Kompjuterët si përpunues të informatave, Terminalet ose ndonjë paisje tjetër input/output që dërgon informata, Kanali komunikues , mundësojnë transmetimin e të dhënave ose të zëritmidis paisjeve dërguese dhe marrëse në rrjetë. [1]

Modeli Komunikues

Dhenesi - ka për detyrë që informacionin nga burimi ta shndërrojë në një formë të përshtatshme për transmetim nëpër kanalin komunikues. Katër funksionet më kryesoret te dhenesit janë :

  1. Dime se jo të gjitha informacionet që gjeneron burimi janë të rëndësishme për cakun, kështu që informacionet e tilla duhet hequr menjëherë. Forma e tillë zakonisht quhet reduktim i të dhënave, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e informacionit quhet informacion efektiv.
  2. Informacioni efektiv shpesh përpunohet duke u shndërruar në një formë tjetër (p.sh. binar) që ka strukturë përkatëse interne të sajë. Me përdorimin e kodimit të burimit, që ndryshe quhet edhe komprimim i të dhënave, informacioni efektiv paraqitet në formë sa të jetë e mundur më kompakte.
  3. Shpesh është shumë me rëndësi mbrojtja e informacionit nga përdorimi i paautorizuar, kështu që është e nevojshme mbrojtja shifrore (kriptimi ose shifrimi) nëpërmjet kodeve për shifrim.

Informacioni i mbrojtur nuk është imun ndaj gabimeve që mund të ndodhin në kanal, kështu qe dhënësi duhet të fusë informacion shtesë që do të shfrytëzohet me rastin e rikonstruktimit të informacionit burimor kur gjatë transmetimit ndodhin gabime. Për këtë kujdeset kodimi i kanalit ose kodimi për kontroll të gabimeve (error control coding) që shfrytëzon kode me mundësi detektimi dhe/ose korrigjimi të gabimeve.

Kanali Diskret - Medium elek. dermjet burimit dhe destinacionit i reaizuar ne forme te kabllos simetrike, kabllos koaksiale, trasese se radiovakes ose te fibres optike. Informacionin e tillë të përgatitur, dhënësi e dërgon në kanal. Vetitë fizike të kanalit përshkruhen me kanalin e vazhdueshëm ose analog nëpër të cilin transmetohen sinjalet përkatëse (p.sh. sinjalet elektrike). Kanal diskret e konsiderojmë sistemin i cili në nivel simbolesh paraqet transmetimin e tyre nga hyrja deri në dalje të kanalit, shih fig. Shndërrimi i simboleve në sinjale përkatëse quhet modulim. Sinjalet e fituara me modulim i ekspozohen pengesave përkatësisht zhurmave të kanalit. “Përzierja” sinjal zhurmë shndërrohet përsëri në simbole gjatë demodulimit.

Marresi - Detyra e marrësit është që të tentojë të heq deformimet dhe gabimet e shkaktuara gjatë transmetimit nëpër kanal, si dhe vazhdimisht të transformojë informacionin në një formë të përshtatshme për destinacion. (Marrsi ka funksionin e pergaditjes se sinjalit ne dalje te kanalit për t'ia dorezuar shendrruesit ne destinacion ) Zhurma që është prezentë mund të shkaktojë gabime në transmetim, kështu që pas demodulimit simbolet e fituar të ndryshojnë nga ata të dërguar. Në marrës së pari kontrollohet saktësia e informacionit të pranuar në procesin e dekodimit të kanalit. Informacioni i fituar pastaj deshifrimet dekodohet, dhe mandej në rikonstruktimin e të dhënave shndërrohet në formë të përshtatshme për destinacion.

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 13 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)