Jump to content

Sistemi i Bolonjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Procesi i Bolonjës është një reformë madhore në sistemin e arsimit evropian e krijuar me qëllim që të gjenden përgjigje për çështje të tilla si përgjegjësia publike për arsimin e lartë dhe kërkimin, qeverisja e arsimit të lartë, dimensioni social i arsimit të lartë dhe të kërkimit, si dhe vlerat dhe roli i arsimit të lartë dhe kërkimit në shoqëritë moderne, të globalizuara, dhe gjithnjë e më komplekse. Me zbatimin e Procesit, sistemet e arsimit të lartë në vendet evropiane duhet të organizohet në një mënyrë të tillë që: Të jetë e lehtë për të lëvizur nga një vend në tjetrin (brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë) - me qëllimin e studimit të mëtejshëm apo të punësimit; te rritet atraktiviteti i arsimit të lartë evropian, kështu që shumë njerëz nga vendet jo evropiane të vijnë për të studiuar dhe / ose punuar në Evropë; të ketë gjithashtu një konvergjencë më të madhe mes SHBA-ve dhe Evropës në pikëpamje të arsimit të lartë.