Sistemi informativ GIS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

GIS (Geographic Infrmation System)

Në aspektin gjeografik informatat hapësinore janë të shumëllojshme.Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në hapësirë si ato ekonomike, joekonomike, shoqërore apo natyrore, ato duhet të përcillen apo të monitorohen, qofshin ato të dobishme apo të dëmshme për shoqërinë. Monitorimi i këtyre aktiviteteve është i dobishëm në mënyrë që të bëhet planifikimi i hapësirës dhe organizimi i saj sa më i favorshëm për shoqërinë. Objektet dhe proceset natyrore monitorohen në mënyra të ndryshme, por këto kanë kuantitetin e vet që mund të shprehet në vlera numerike që shprehin madhësinë në kohë dhe në hapësirë.Për këtë qëllim janë ndërtuar sistemet informative kompjuterike me qëllim të mbledhjes sa më të shpejtë të informatave gjeografike. Çdo gjë që zhvillohet në kohë dhe në hapësirë merr karakter gjeografik. Zhvillimi i teknologjisë informative tash ka arritur në nivelin e krijimit në Sistemin Informativ Gjeografik dhe hartografimin kompjuterik. Krahasuar me sistemet tjera informative (në banka etj) GIS-i(Geographic Information System) është zhvilluar më ngadalë.Sistemi i pastër informativ gjeografik ishte Sistemi Gjeografik Kanadez (CGIS), i cili është zhvilluar për qëllime të planifikimit.Megjithatë, ky sistem edhepse mund të merret si themel apo bazë e formimit të GIS-it në vitet e 60-ta (shek.XX), nuk kishte përhapje të shpejt dhe nuk ishte sistem stimulues. Vetëm në mes viteve te 80-ta (shek .XX) GIS fiton konturat e sistemit bashkëkohor për përpunimin e të dhënave hapësinore. GIS-i ka aplikim të gjerë në institucione dhe kompani të cilat kanë nevojë për të dhëna hapësinore si :agjenci për monitorim të mjedisit, administratë qeveritare lokale dhe regjionale, marketing, kompani për eksploatim të mineraleve, ushtri, energjetikë, telekomunikacion etj.

Përgatitja e të dhënave për GIS[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi Informativ Gjeografik si disiplinë relativisht e re merret me menaxhimin, analizën dhe paraqitjen vizuele të të dhënave hapësinore. Si disiplinë akademike, GIS-i merret me transformimin e të dhënave numerike në shënime hapësinore duke përfshirë algoritmet për analiza hapësinore , menaxhimin e të dhënave hapësinore dhe prezantimin vizuel. Faktorë më të rëndësishëm për aplikim të këtij sistemi janë : 1.Hardweri, 2.Softweri, 3.Të dhënat, 4.Personeli, 5.Procedura dhe 6.Rrjeti

Me shfrytëzimin e teknikës kompjuterike GIS-i bën përpunimin e shpejt të të dhënave.Ai shërbehet me një mori veglash (vegla që i ka programi) për të analizuar të dhënat hapësinore dhe kohore.Aanalizat e këtilla sjellin deri te njohja sa më e mire e hapesirës me të gjitha komponentet e saj. Në hulumtimet gjeografike vazhdimisht paraqiten 3 pyetje kryesore : -C'është ajo? -Pse është atje? -Pse ne i kushtojmë vëmendje? Pergjigje në këto pyetje fitohet vetëm atëherë kur disponohet me të dhëna. Aftësia e mbledhjes, e vendosjes, e përpunimit dhe e prezantimit(publikimit) të të dhënave ka rëndësi të madhe, prandaj GIS-i është metoda ë e preferuar për këtë. Të dhënat janë të ndryshme dhe gjatë vendosjes në GIS duhet analizuar se :C'farë të dhëna janë, sa janë ato dhe ku duhet të vendosen.Vendosjes së të dhënave duhet kushtuar kujdes të posaqëm, ngase ato janë të ndryshme.Ka të dhëna në nivel lokal , regjional e deri te ai global. Në GIS të dhënat mund ti ndajmë në dy grupe të mëdha :

1.Të dhëna të cilat përgatiten të futen në GIS, 2.Të dhëna të cilat janë produkt i GIS-it. Të dhënat të cilat përgatiten të futen në GIS janë të dhëna të cilat janë mbledhjur më parë.Këto të dhëna në GIS futen në dy mënyra : 1.Tabelare(numerike) nëkombinim me ato vektoriale-lineare dhe 2.Rasterike(hartë e skanuar, foto satelitore etj). Rëndësi e veqantë duhet t'i kushtohet burimit të të dhënave.Saktësia dhe besueshmëria e tyre luajnë rol me rëndësi nëGIS, ngase është bazë e përpunimit të mëtutjeshëm.Të dhënat numerike mund të mblidhen drejtpërdrejt ose i ka publikuar ndonjë institucion, kompani e licencuar qëmerret me mbledhjen dhe përpunimin e tyre etj.Të dhënave rasterike u paraprin gjeoreferencimi i burimeve më të hershme hartografike si dhe pjesëmarrja e siperfaqës së tokës për një piksel nëformën rasterike.Bartja e të dhënave rasterike nëGIS bëhet përmes digjitalizimit, i cili mund të jetë manual dhe automatik.Digjitalizimi manual është i lidhur ngushtë me tabelën digjitale apo edhe me digjitalizimin e hartës bazë të shfaqur në ekran.Digjitalizimi automatik nënkupton konvertimin e drejtpërdrejt të rasterit në bazë vektoriale.Pas digjitalizimit nga baza rasterike fitohet baza e re e tëdhenave që quhet bazë vektoriale. Baza vektoriale përbëhet nga tri elemente kryesore : pika, vija dhe poligoni.Baza vektoriale krijon lidhje permanente ,me bazën e të dhënave dhe janë në vartësi të ndërsjellë, ku me modifikimin e njërës mund të modifikohet tjetra dhe anasjelltas.Baza vektoriale ka rëndësi të madhe sepse mundëson qasje në gjeomatikën e elementeve gjeografike e që është burim i shënimeve të nxjerra nga GIS -i. Nga gjeomatika në mënyrë automatike fitohen të dhënat hapësinore si :lartësia mbidetare, distanca, madhësia e territorit, gjatësia e objekteve gjeografike, shpërndarja hapësinore, koncentrimi i dukurisë e shumë e shumë të tjera.

Përpunimi i të dhënave gjeografike dhe menaxhimi i të dhenave numerike dhe hapësinore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeografia përfshin numër të madh elementesh hapësinore, për këtë arsye edhe të dhënat gjeografike janë të llojllojshme si në hapësirë ashtu edhe në kohë. Llogaritet se 80% e të gjitha shënimeve kanë karakter hapësinor, e menaxhimi i tyre paraqet punë të ndërlikuar. Sistemi Informativ Gjeografik është i përshtatshëm që këto të dhëna ti vë në krahasim mes elementeve dhe proceseve të ndryshme, transformimin e tyre në emërues të përbashkët gjeografik-hapësinor dhe atë nga niveli lokal deri te regjionet më të mëdha. Gjatëpërpunimit të të dhënave duhet t'i kushtohet rëndësi njohjes dhe vërtetimit të tyre, duke pasur kujdes këto elemente : -Lokacioni i te dhënave : sasia, lloji i të dhënave që disponojmë dhe burimi i tyre; -Shkalla hapësinore e të dhënave : nga ato lokale deri te ato globale ; -Prezantimi i të dhënave : fjalë, karakter, grafike, tabele apo harta . E gjithë baza e të dhënave në GIS ndahet në dy grupe : në bazën e të dhënave hapësinore dhe në bazën e tëdhënave alfanumerike (që mund të jenëveqori kuantitative dhe kualitative-cilësore). Baza e të dhënave hapësinore krijohet dhe menaxhohet përmes Sistemit të Digjitalizimit, Sistemit të Procesimit të ortofoteve apo fotografive satelitore, ndërsa mbajnëlidhje ndërvepruese me Sistemin e Analizave Gjeografike. Baza e të dhënave alfanumerike krijohet dhe menaxhohet nga Sistemi i Procesimit të ortofotove apo fotografive satelitore, Sistemi i Analizave Statistikore dhe Sistemi i Udhëheqjes së Bazës së Shënimeve. Të dhënat numerike krijohen dhe ruhen në formë tabelare , kryesisht nëformat .DBF, qëme sistemin e kodifikimit lidhen me të dhënat hapësinore të cilat paraqesin objektet gjeografike në formë vektoriale- lineare. Në shumicën e GIS programeve, janë të ndërtuar si baza e të dhënave vektoriale ashtu edhe baza e të dhënave numerike si në : MpInfo, ArcView, Intergraf etj . Disaa programe kane komunikim te drejtperdrejt me ndonje program tjetër si me Excel , Access, Lotus, SPSS etj . Në menaxhimin e mirë të shënimeve në këto programe numerike dhe lidhjen e tyre me programet e GIS-it, ku gjendet baza vektoriale, rol te rëndësishëm ka DBMS(Database Managment System).Ky sistem vazhdimisht kujdeset në cilesinë e tëdhënave numerike dhe cilësinëe lidhjes së tyre me bazën vektoriale.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Asllan Pushka, Gani Gashi , Florim Isufi , Nevzat Krasniqi.Gjeografia 10, Gjimnazi Matematike dhe Informatike