Sistemi kunder bllokues elektronik- ABS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sistemi ABS tek motoçikleta .
ABS-Sistemi anti bllokim (Antiblockiersystem)
Sistemi kundër bllokues elektronik janë në përdorim të rregullt tek automjetet transportuese dhe tek automjetet e udhëtarëve.
Në rrotë është i vendsur disku i dhëmbëzuar,i cili rrotullohet së bashku me të, ndërsa dhënësi elektromagnetik, e kryen kontrollin e rrotullimit(të ngadalsimit këndor) përmes matjes së kohës(intervalit) ndërmjet dy impulseve të dhëmbëve të diskut. Sinjali i dhënësit përcillet në processor, ndërsa ky e përpunon sinjalin dërgon te valvula rregulluese(modulatori)i cili e bënë më tej ngritjen apo uljen(zbritjen) e shtypjes(presionit) në cilindrin frenues, në këtë mënyrë arrihet të bëhet kontrillimi i frenimit pa bllokim të rrotave.
Simboli i ABS-it.
Me shtypjen e papuqes frenuese tatëpjetë të ventilit frenues, fillon gjiroja e parë e rregullimit. Shtypja apo presioni i fluidit tatëpjetë ventilit rregullues, përcillet më tej deri te cilindri frenues, i cili e bënë frenimin momental të rrotës. Për shkak të këtij momenti dhe varësisht nga reaksioni normal, si dhe nga koeficienti i ngjitjes vjen deri te zvogëlimi i numrit të rrotullimeve të rrotës, e njëherit edhe tek konsumimi(ngrënja, larja apo abazioni)i shtuar e pneumatikut. Sinjali i këtillë i ndryshimit, përmes dhënësit të numrit të rrotullimeve, përqendrohet në drejtim të njësisë kryesuese, e cila përmes ventilit rregullues e përcjell sinjalin për gjiron e dytë të veprimit rregullues [1]





Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dr.sc. Heset Cakolli, "Bazat e Autojeteve motorike" Prishtinë, 2010.