Sistemi limfatik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Sistemi Limfatik[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi limfatik është i përbërë nga një rrjetë e thurur nga kanale- enë limfatike, të cilat e bartin lëngun e quajtur limfë në drejtim të njëjtë si sistemi qarkullues, nëpër hapësirat ndërmjetqelizore, gjatë së cilës kalon nëpër nyje limfatike (gjëndra) të cilat ndalojnë shumë rruaza të bardha dhe veprojnë si filtër për bakteret dhe papastërtirat.


Lidhja në mes qarkullimit të limfës dhe gjakut[redakto | redakto tekstin burimor]

Funksioni themelor i sistemit limfatik është mbledhja e lëngut plazmatik, i cili në inde kalon në sasi të mëdha prej kapilarëve të gjakut në hapësirat ndërmjetqelizore dhe i zbraz ato "ndërmjet'hapësirave", që ekzistojnë ndërmjet qelizave, me qëllim që mos vërshohen nga ai. Nëpër një rrjet të ndërlikuar të kanaleve, të cilët mbarojnë në sistemin venoz, ky lëng përsëri do të kyçet në qarkullimin e gjakut.


Lidhja në mes kapilarëve limfatik dhe kapilarëve të gjakut[redakto | redakto tekstin burimor]

Kapilarët limfatikë, të pranishëm në të gjitha indet e trupit, janë enë mjaft të holla, të cilat kanë një mbarim të mbyllët, ndërsa muret i kanë muret i kanë të ndërtuara nga një shtresëe qelizave endoteliale. Përmes poreve, që ekzistojnë në mes këtyre qelizave ato përthithin tepricën e lëngjeve, proteinave, baktereve dhe të gjitha thërrmijave të tjera që gjenden aty.


Kalimi i rruazave të bardha të gjakut në limfë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në limfë qarkullojnë një numër i madh rruazash të bardha të gjakut të përcaktuara për kryerjen e funksioneve mbrojtëse, ndërsa shumë prej tyre kalojnë nga enët e gjakut në enë limfatike.

Enët limfatike[redakto | redakto tekstin burimor]

Enët limfatike paraqesin vazhdim të kapilarëve dhe në mënyrë progresive zmadhohet diametri i tyre. Ato janë të lidhura mes tyre kështu që krijojnë enë gjithnjë e më të mëdha. Në brendi kanë valvula, që mundësojnë limfën të kalojë vetëm në një drejtim dhe pengojnë kthimin e saj, gjegjësisht mundësojnë qarkullimin të kryhet në drejtimin e duhur.

Nyja limfatike[redakto | redakto tekstin burimor]

Nyjet limfatike (gjëndrat) të cilat gjenden në rrugën e enëve që e bartin limfën, janë pjesë në formë kokrrash, diametri i të cilave, në kushte normale, nuk i tejkalon 2 cm. Ato përbëhen nga një kapsulë e jashtme e fijëzuar, prej së cilës dalin një varg muresh ndarëse që në brendi e ndajnë një pjesë në të cilat ka ind limfatik, ku ndalen shumë rruaza të bardha të gjakut me funksione mbrojtëse. Enët limfatike të tërë trupit janë të lidhura njëra me tjetrën dhe në fund e hedhin limfën në dy kanale të mëdha, kanalin e krahërorit dhe në kanalin e djathtë limfatik. Këto kanale mbarojnë në venat nënheksore në anën e djathtë dhe të majtë, ndërsa ato mbarojnë në venën zgavrore të sipërme. Në këtë mënyrë limfa kyçet në qarkullimin e gjakut.