Jump to content

Sixhilatet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sixhilatet kanë qenë regjistra të zyrës së kadiut. Deri në reformat e Tanzimatit në to shënohej e gjithë korrespondenca me organet qendrore të shtetit dhe aktet e administratës lokale lidhur me shpërndarjen e detyrimeve shtetërore, ankesat e paditë për konflikte të ndryshme, problemet e organizimit të jetës qytetare, ngjarjet politike, emrat e personave që përqafonin fenë islame etj. Pas Tanzimatit në sixhilate shënoheshin vetëm proceset gjyqësore. Sixhilatet më të vjetër të ruajtur dhe më të plotë janë ato të Elbasanit (1580-shek.XIX) dhe të Beratit (fillim i shek.XVII), kurse nga sixhilatet e Korçës, Tiranës, Peqinit, Lezhës, Ulqinit, Gjirokastrës kanë mbetur vetëm disa regjistra që u përkasin shek.XIX-fillim i shek.XX. Rëndësi kanë sidomos sixhilatet e Beratit që janë seria më e plotë në Gadishullin Ballkanik.