Skender Smajl Krasniqi
Malisheva si zonë e historisë së lavdishme të popullit Shqiptar, njihet edhe si Zona e Parë e lirë, sofër e organizimit dhe e mobilizimit të Luftës Çlirimitare të vitin 1998-1999, si dhe promotore e organizimit dhe mbeshtetjës së luftrave tjera çlirimtare në trojet e copëtuara Shqiptare, në Preshevë, Medveçë e Bujanovc UÇPMB si dhe atë të Iliridës – Maqedonisë UÇKombëtare gjatë vitit 2000-2001, duke dhënë qindra ushtar e dëshmor. Gjithëashtu njihet edhe si vendlindja e shumë rapsodëve të mdhenjë e legjendar të odave e shahirave të këngës të Sali e Feriz Krasniqit, të Bijëve të Sefë Mleqanit, e bareshës dhe kolosës së madhe të këngës shqipe Nexhmije Pagarushës. Vatra e konaku i Tahir Sinanit, Bekim Berishës-Abejës, Agim Qeles e Komandant Kumanovës, Beqës e Mujës dhe heroinës Xhevë Lladrovci, Malisheva e Imer Ramë Krasniqit, dëshmorit të parë të rënë me 16.06.1998, ku për nder të rënjës së tij, data 16.Qërshor e çdo viti kalendartik festohët Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve të Kombit, si dhe ndahët çmimi për heroizëm Imer Krasniqi.