Ski Pista Bigell
Ski-Pista Bigell është një qendër skijimi që ndodhet në afërsi të Korçës dhe si e tillë kjo eshte qendra e vetme e skijimit ne Shqiperi.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ski Pista Bigell është e vendosur ne lartesine 1600 m mbi nivelin e detit, ne pjesen e vargmalit te Moraves. Ndodhet 12 km larg qytetit te Korces. Ndertimi i saj filloi ne vitin 2008 nga familja Tasho, si vazhdim i pasionit qe kane per sportin e skive dhe deshires per te zhvilluar me teper kete sport. Fillimisht sterviteshin sportistet e shoqates “Rreshqitja dhe Natyra Korce”, me pas ajo u be nje nga pikat me atraktive ne qytetin e Korces. Sot ajo eshte qendra me e vizituar nga turistet, ne sezonin Dimeror. Eshte nje destinacion turistik per te promovuar sportin e skive. Qendra eshte e perbere nga 3 pista, secila ka gjatesi prej 400 m te cilat arrijne lartesi deri ne 1700 m mbi nivelin e detit.[2]
Ndodhen 1 ski lift dhe 1 tapet magjik me gjatesi 400 m dhe 60 m. Pistat jane te nivelit fillestar dhe mesatar. Cdo vit ne Ski-Pista Bigell organizohen gaar kombetare Shqiptare. Ne resort ndodhen Bar-Restorant Bigëll dhe Villas Bigëll, ne funksion te plote dimeror dhe veror. Bar-Restorant Bigëll ofron gatime tradicionale dhe organike, ku mikepritja nuk mungon asnjehere. Vizitoret mund te shijojne nje larmishmeri gatimesh tradicionale ku nder to eshte lakrori ne sac tipik i zones. Villas Bigëll numeron 17 shtreter duke plotesuar cdo lloj akomodimi dhe nje pamje mahnitese te resortit dhe bukurise dimerore.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Studio, Breakpoint. "Dardhë (Ski-Pista Bigëll)". getslopes.com (në anglisht). Marrë më 2024-02-19.
- ^ "Ski resort Bigëll – Dardhë". Visit Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-02-19.
- ^ https://www.skiresort.info/ski-resort/bigell-dardhe/