Sofia Gubaidulina
Sofia Asgatovna Gubaidulina (lindur në 2 tetor 1931) është një kompozitore ruse me origjinë nga Tataristani.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gubaidulina lindi në Chistopol, në Bashkimin Sovjetik në një familje etnike, babai me origjinë nga Volga e Tataristanit dhe mamanë me origjinë ruse. Babai i saj, Asgat Masgudovich Gubaidulin ishte inxhinier ndërsa e ëma, Fedosiya Fyodorovna ishte mësuese. Rreth moshës 5 vjeçare ajo nisi të kultivojë dashuri për muzikën, duke iu dedikuar kompozimit muzikor. Gjatë studimit në Shkollën Muzikore për Fëmijë me Ruvim Poliakov, Gubaidulina iu dedikua Jehudizmit duke lexuar intensivisht rreth ideve spirituale si dhe i gjeti këto ide të reflektuara tek kompozitorë si Bach, Mozart dhe Bethoven. Gubaidulina ishte diskrete sa i përket interesave të saj në spiritualizëm, duke mos folur për këtë gjë me prindërit meqenëse Bashkimi Sovjetik ishte kundër çdo ideje fetare.[1] Ajo studioi në degën e kompozimit muzikor si dhe piano në Konservatorin e Kazanit, duke u diplomuar në 1954. Në Moskë ajo vijoi studimet në Konservator me Nikolay Peyko deri në vitin 1959 dhe më pas me kompozitorin sovjetik Shebalin deri në 1963. Studimet e saj u bënë të mundura përmes një burse.[2] Muzika e saj u cilësua si “e papërshtatshme” gjatë studimeve të saj në Rusinë sovjetike, për shkak të eksperimentimit me akordimin muzikor. Gjithsesi ajo u mbështet prej pianistit rus, Dmitri Shostakovich, i cili në provimin e fundit e inkurajoi atë të vijonte kompozimin muzikor, pavarësisht se ndeshte kritika të shumta. [3]Ajo e shprehu frymën e saj moderniste në shumë kompozime që ajo realizoi për dokumentarë. Gjithashtu ajo realizoi kompozimin muzikor për filmin e animuar rus me titull “Aventurat e Moglit”, një interpretim të librit me autor Rudyard Kipling.
Në mes të 1970 Gubaidulina themeloi grupin muzikor improvizues folklorik me emër “Astreja” me kompozitorë si Viktor Suslin dhe Vyacheslav Artyomov. Në 1979 emri i saj u vendos në “listën e zezë” në Kongresin e gjashtë të Grupit të Kompozitorëve Sovjetik për ndalim pjesëmarrjeje në disa festivale të muzikës sovjetike në Perëndim.
Gubaidulina nisi të njihej gjerësisht gjatë fillimit të viteve 1980 përmes koncertit me violinë.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kurtz, Michael 2007. Sofia Gubaidulina: A biography. 1st English, rev. and expand ed. Bloomington: Indiana University Press, (11-14).
- ^ V. Kholopova. Kompozitor Al'fred Shnitke (Composer Alfred Schnittke), Publishing House "Arkaim", 2003, p. 40 (http://yanko.lib.ru/books/music/schnittke-holopova.htm#_Toc40655895
- ^ "Sofia Gubaidulina: Johnnespassion Arkivuar 9 gusht 2018 tek Wayback Machine". theomniscientmussel.com. Retrieved on September 6, 2008.