Jump to content

Sofije Alushaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sofije Halil Alushaj lindur më 16/11/1974 në Lipjan, Kosovë, ku u rrit dhe mbaroi gjimnazin dhe filloi studimet në mjekësi në vitin 1994-1995.

Vjen nga një familje demokrate, luftarake dhe atdhedashëse që nuk kursyeu as gjakun në luftën e Kosovës me dy martirë dhe një veteran të UÇK-së. Ka kontribuar në rezistencën dhe organizimet e formave të ndryshme ndaj regjimit serb para luftës, gjë e cila nuk kaloi pa u vënë re nga fashistët Serbë. Është penalizuar me heqje lirie, sekuestrim të dokumentit të identifikimit si dhe urdhër arresti.

Por, fati ishte me të dhe ajo kaloi kufirin ilegalisht në Shqipëri.

Me 1997-1998 bëri transferimin në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë dhe përfundoi studimet në Mjeksi të përgjithshme në vitin 2002-2003.

Kandidatja nga rradhet e koalicionit "Bashke Fitojme" per bashkine Patos ne zgjedhjet vendore te vitit 2023, Sofije Alushaj.

Gjatë studimeve u njoh dhe u fejua me bashkëshortin, djalë nga Patosi dhe kurorëzoi familjen me tre fëmijët e saj në Patos.

Filloi punë si mjeke në Komunën Ruzhdie dhe fshatrat e saj për një vit, pastaj u transferua në qytetin e Patosit si mjeke familje në QSH Patos deri në vitin 2017.

Në Maj 2017 kaloi në sektorin privat si mjeke dhe vazhdon kontributin e saj prej 21 vitesh çdo ditë në ndihmë të shëndetit të qytetarëve të Patosit dhe rrethinave.

Thelloi studimet e saj në universitetin Kristal, Master në Shkencat Farmaceutike.

U trajnua në sektorin e imazherisë si sonografiste prej 6 muajsh dhe ky kontribut vjen në të mirë të qytetarëve prej 10 vitesh nga ajo.

Sfidat gjatë kësaj periudhe kanë qënë të formave të ndryshme, por karakteri i saj luftarak, drejtësia në punë, e kanë nxjerrë gjithmonë fituese dhe krenare.

Pasioni për mjeksinë, profesioni njerezor, kultura, edukata e ndërthurur ndërmjet dy vendeve Kosovë -Shqipëri, i ka ofruar shumë qytetarëve të saj dhe ajo gëzon një respekt të madh dhe familjarizim nga qytetarët e Patosit dhe rrethinave; kontribut që u shtua shumë në periudhen Covid-iane duke ju gjendur pranë çdo qytetari që kishte nevojë për ndihmë mjeksore e sociale.

Sofija është falenderuese për mbështetjen e madhe në këtë garë të rëndësishme në një moment kaq kritik për vendin, e premton që të punoje akoma më shumë për të sjellë ndryshimin në të mirë të Patosit.