Sokrat Gori Basha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sokrat Gori Basha Ka lindur në Mozhaj të Lushnjës dhe ka banuar në Kamëz të Tiranës. Ka kryer studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit. Ra në krye të detyrës më 21.03.1963 ndërsa kryente fluturime natën në rajonin Prezë-Krujë gjatë përgatitjes për të marrë një klasë më të lartë fluturimi. Me vendimin të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Lushnjë.