Jump to content

Sopik (Sarandë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sopik

Sopik është një fshatkomunën Livadhjarrethin e SarandësShqipërisë.

Nga jugu fshati Sopik kufizohet me fshatin Vagalat, nga veriu me fshatin Hajdër Aga (sot Lefter Talo), nga lindja me Pandalejmonin dhe Hoxhën (sot Livadhja) dhe nga perëndimi me malin e Milesë. Sopik ka këto lagje: Lagja e Ré, Kulla, Kriqi, Fera, Bejati, Kodra dhe Ruga.[1]

Toponimet të fshatit Sopik:[2]

  • Ambull/i – arë, në V.
  • Bardhunjë/a - arë, në L.
  • Bregu i Jahos - ara e kullotë, në L.
  • Bregu i Rahut - arë, në J.
  • Breza - breg shkëmbor, i thepisur, në JP.
  • Brima e Pikës - shpellë në malin e Milesë, afër Soronesë, në V.
  • Brima e Pikopullit - sterrë afër Soronesë, në V.
  • Burim/a – burim, në J.
  • Burimë/a e Dhelprës – arë, në V.
  • Burima e Kostlës - burim në përroin e Kostëlës, në J.
  • Burekshi/ja - kullotë bagëtish, në V.
  • Copa – arë, në L.
  • Çamo – burim, në J.
  • Çep/i - kodër shkëmbore, në L.
  • Çiflik/u – arë, në J.
  • Çukar/i – kodër, në L.
  • Çullo/ua – arë, në J.
  • Dardhë/a a Mbolasur – arë, në L.
  • Dobër/a – arë, në J.
  • Drabo - arë, në L.
  • Dhokan/i.
  • Faqa e Millonasit - faqe mali, në P.
  • Faqa e Stanit Memos - në P.
  • Faqa e Stavro Sherit - faqe mali, në P.
  • Faqe e Vidhave - faqe mali, në P.
  • Fikth/i – krua, në VP.
  • Fiqez/a - arë, në VP.
  • Frashër/i – arë, në L.
  • Gargane – arë, në VP.
  • Gremina - arë, në L.
  • Gropa e Kazanes - (sot: Ara e Pilo Madhit) - në P.
  • Gurët e Mëdhenj - brez shkëmbor, në JP.
  • Guri Burum - shkëmb në faqen e malit të Milesë që pikon, në JP.
  • Gur i Kulluar - shkëmb në malin e Milesë i cili djersin ujë, në JP.
  • Gurrëz/a — arë, në L.
  • Guva e Prrojt Qerimit — guvë në shkëmb, në P. Tregojnë se një farë Qerimi nga Delvina në kohën osmane ndiqej nga koshadhet me zaptije dhe ky u fsheh aty bashkë me djema të tjerë. Pasi u zbuluan, u rrethosën dhe u vranë të tre.
  • Kaçupël/a – arë, në VL.
  • Kado - arë, në L.
  • Kalibaq/i - krua, në VP.
  • Kallapodhe - arë e pemë frutore, në V.
  • Kàllm/i.
  • Kanatopull/i - arë, në L.
  • Kati - arë, në J.
  • Këmb e Gjërë - Këmbë në malin e Milesë që nga fundi vjen shtrëmbër, në JP.
  • Kërçinë/a - (gërxhinë ?), kodër, në V.
  • Klisha e Shënthanasit - kishë që ruhet si monument kulture e shekujve 700-800, në L.
  • Kodra - kodër ku bëhej kuvend.
  • Koroné/ja - në VP.
  • Kote Dushi.
  • Kroi i Poshtëm - krua, në P.
  • Kroi i Shelgut - krua, në L.
  • Kumblé/ja - arë, në L.
  • Kupri/ja - kullotë, në V.
  • Lefkë/a – arë, në L.
  • Lerë/a - vend që mban ujë, në JP.
  • Lëm i Madh - në J.
  • Lëm i Pandos – shesh, ka qenë lëmë, në J.
  • Lëm i Shametajve - lëm dheu, në qendër.
  • Lëm i Thanos - lëm dheu, në VP.
  • Lis i Paloklisit - lis shekullor, në J.
  • Lukaçe/ja – kullotë, në L.
  • Lumbria - arë, në J.
  • Mala e Radhojt - majë mali, në JP.
  • Mala e Gumarasë - majë mali, në JP.
  • Mal i Milesë - mal mbi 500 m. mbi nivelin e detit, në JP. Ai nis nga Bogazi në jug, dhe mbaron në Sorone, në J.
  • Materi – kodër.
  • Mestare/ja - arë, në L.
  • Meterize - ara, në VP.
  • Mëllëzi - në P.
  • Milore - are, në V.
  • Misaré - ara, në L.
  • Mollë/a -ara, në J.
  • Mulliri - gërmadhë, në JL.
  • Palambar/i - gërmadhë të një fshati të vjetër, në VP. Gojëdhana thotë se: kur del dielli së pari bie mbi Portën e Palambarit dhe shkëlqen si një djep flori.
  • Palokrua/oi - ara, në L.
  • Palokullë/a - në VL.
  • Pikë/a - përrua i thellë në malin e Milesë, në JP.
  • Pillez/a - pyll i dëndur, në JP.
  • Pilli i Mëllezës - pyll në faqen e malit të Milesë, në JP.
  • Pilli i Milesë - pyll, në JP.
  • Prroj i Demirit - perrua, ne VP.
  • Prroj i Dhogave – arë, në JL.
  • Prroj i Jorgos - përrua që shter gjatë verës, në J.
  • Prroj i Klishës – përrua, në JL.
  • Prroj i Kostlës – përrua, në JL.
  • Prroi i Pikës - përrua me druj të ndryshëm: lis, binge, ilqe, sparte etj., në P.
  • Prroj i Qershisë – përrua, në JP.
  • Prroj i Sorrës - përrua, në JP.
  • Prroj i Stavro Shadhit - përrua në malin e MiIesë, në JP.
  • Prroj i Shkozës – përrua, në VP.
  • Pus i Thierit - puse të thellë në tokë, në P.
  • Pus i Vidhave - pus, në P.
  • Qafa e Budarajt - qafë mali, në JP.
  • Qaf’ e Dihalës - qafë në malin në Milesë, në JP.
  • Qaf’ e Frengut - qafë, në P. Thonë se aty kanë pasë ardhur frëngjtë për të marrë qumësht në një baxho.
  • Qaf’ e Madhe - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Palambarit - qafë kodrinore, në P.
  • Qaf’ e Pusit - qafë malore, në P.
  • Qaf’ e Xhamisë - qafë, në JL.
  • Radhua/oi - breg që ndan dy faqe mali.
  • Rëzë/a - rrëzë mali, në JP.
  • Riparé/ja - ara, në V.
  • Sasa - arë, në V.
  • Soroné/ja - kodër në VP. të fshatit. Legjenda tregon se te Kroi i Soronesë në kohën e lashtë qëndronte një kuçedër që hante njerëz e kafshë të fshatit Palambar. Për këtë patriku i Butrintit dërgoi një numur ushtarësh që ta vrisnin, por këta u frikësuan dhe u larguan. Pastaj aty vjen vetë Shëndhonati me kal dhe i thotë kuçedrës: Në emër të Perëndisë të bëhesh sorua, dhe në çast e goditi me kamzhik dhe e Ia sorua mbi dhe. Qysh prej asaj kohe atij vendi i ka mbetur emri Soroné.
  • Spartë/a – kodër, në P.
  • Shesh i Bukur – shesh, në JP.
  • Shesh i Janjit - shesh në maIin e Milesë, në P.
  • Shesh i Klishës - shesh pranë kishës ku zhvilloheshin lojra fetare.
  • Shesh i Millonait - në P.
  • Shesh i Soronésë - shesh ku zhvillohej festa e krahinës më 15 gusht të çdo viti.
  • Shkall’ e Madhe - shkallë malore, në VP.
  • Shkëmb i Kodres Lerës - shkëmb, në JP.
  • Shkolla 8 vjeçare e fshatit - në qendër.
  • Shkozë/a – kodër, në V.
  • Shpell’ e Palambarit - shpellë e malit të Milesë pranë rrugës, mbi Sorone, në P.
  • Shpell’ e Pikës - shpellë në mes të malit të Milesë e cila pikon ujë, në JP.
  • Trëndafile/ja - kodër, në V.
  • Udha e Çukës.
  • Udha e Çepit.
  • Udha e Kroit Poshtëm.
  • Udha e Shkallës.
  • Udh’ e Turqve - udhë që lidh Konispolin me Delvinën, në L. E ka marrë këtë emër nga që kalojnë aty myslimanë shqiptarë (dhe jo turq) të fshatrave të Konispolit.
  • Ulliri Kallogresë - ulli, në qendër.
  • Ur’ e Çapos – urë betoni, në L.
  • Ur’ e Gurtë - urë përroi me hark, në VL.
  • Varrezat e Çiflikut - varre të vjetër, në JL.
  • Varret e Fshatit - varre rreth e rrotull kishës së fshatit, në L.
  • Varret në Shkëmb - varre në afërsi të kishës, në J.

Familjet në fshatin Sopik:[3]

Dhimaj, Nikaj, Miçaj, Qesaraj, Gjinaj, Dedaj, Zhupaj, Mitraj, Petraj, Andre, Qiriacajt, Kolaj, Sinanaj, Janaj, Meksaj, Gjokaj, Gjonaj, Komnenaj, Korijanaj, Bitraj, Ahmetaj, Barjabà, Beka, Çepo, Deneko, Gremo, Gjoka, Jorga, Jorgji, Joti, Kënini (Komnini), Kolò, Kote, Miça, Moço, Nano, Nase, Nasto, Nine, Nikollò, Pando, Papa, Qelemati, Suloti (ardhur nga Suli), Traka, Vaja, Vasili, Xhamo, Xharo.

Familjet të shuara:

Dushi, Kote, Loli, Bisha (nga që ky fis ecte me hap të shtrirë e të gjatë si bisha: Mitro Bisha), Papa, Pilovogoi/i etj.).


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 115.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 115-118. Treguan: 1. Kolo Kote, 80 vjeç, bujk, me arsim fillor, nga Sopiku, sot me banim po aty. 2. Thodhori Jani Jorgji, 60 vjeç, bujk, autodidakt nga Sopiku, sot me banim po aty. 3. Stavri Jorgji, 34 vjeç, mësues, me arsim të lartë, nga Sopiku, sot me banim aty. Sopik, më 8.7.1983.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 114-115.