Southeast European Times
Southeast European Times është një burim qendror lajmesh dhe informacioni rreth Evropës Juglindore në dhjetë gjuhë: anglisht, boshnjake, bullgarisht, greqisht, kroatisht, maqedonisht, rumanisht, serbisht, shqip dhe turqisht.
Qëllimi i Southeast European Times është të paraqesë njoftime të sakta, të ekuilibruara dhe me vështrim nga e ardhmja e zhvillimeve në Europën Juglindore.
Faqja paraqet lajme nga rajoni dhe për rajonin dhe paraqet analiza, intervista dhe komente nga korrespondentë të paguar nga SETimes.com.
Njoftimet e Southeast European Times dallohen nga një njohje e thellë e çështjeve lokale, lojtarëve kryesorë, ngjarjeve dhe ndjeshmërive që mund të shkaktojnë zhvillime të rëndësishme, të trajtuara nga një këndvështrim ndër-rajonal. Ato identifikojnë prirjet, zgjidhjet dhe sukseset që mund të shërbejnë si modele për përparim në të gjithë rajonin.
Southeast European Times financohet nga Komanda Evropiane e SHBA, komanda e përbashkët ushtarake përgjegjëse për operacionet e SHBA në 52 vende.
EUCOM është e angazhuar për nxitjen e stabilitetit, bashkëpunimit dhe begatisë në rajon.
Lidhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.setimes.com/ Official website
- http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/homepage/ Web faqaja në Shqip