Spar Albania

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

SPAR Albania u themelua në 20 Qershor 2016 si pjesë e Grupit Balfin. SPAR International operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 44 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane. Kompania ofron produkte ushqimore të freskëta, të paketuara, produkte jo ushqimore, produkte për kafshë etj. SPAR është themeluar në vitin 1932 në Hollandë.

Rrjeti aktual i SPAR në Shqipëri, numëron 34 njësi shitje, 30 prej të cilave janë në formatin e supermarketeve dhe 4 hipermarkete dhe mbi 500 punonjës. Super marketet SPAR gjenden aktualisht në këto qytete të Shqipërisë: Tiranë Durrës Fier Shkodër Lezhë Fushë Krujë Elbasan Pogradec Korcë Sarandë Gjirokastër Vlorë


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]