Alberto Moravia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Xqbot (diskuto | kontribute) v r2.7.3) (roboti shtoj: he:אלברטו מורביה; Ndryshime kozmetike |
Xqbot (diskuto | kontribute) v r2.7.3) (roboti shtoj: io:Alberto Moravia |
||
Rreshti 35: | Rreshti 35: | ||
[[hu:Alberto Moravia]] |
[[hu:Alberto Moravia]] |
||
[[id:Alberto Moravia]] |
[[id:Alberto Moravia]] |
||
[[io:Alberto Moravia]] |
|||
[[it:Alberto Moravia]] |
[[it:Alberto Moravia]] |
||
[[ja:アルベルト・モラヴィア]] |
[[ja:アルベルト・モラヴィア]] |
Versioni i datës 18 tetor 2012 01:47
Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907, prej një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, është nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale, çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht. Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskij, Joyce, Goldon, Shakespeare, Molière, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë ; shkruan vargje në frëngjisht e në italisht, por studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani "Indiferentët", që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij, në Romë.