Gjergj Elez Alia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 185.67.177.85 (diskutimet) në versionin e fundit nga 217.73.129.43.
Rreshti 18: Rreshti 18:
Në këngët boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si në këngët serbe) është një mejdanxhi i sulltanit.
Në këngët boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si në këngët serbe) është një mejdanxhi i sulltanit.

Kjo mjafton për të treguar se as këngët serbe, as ato boshnjake, kanë asnjë përqasje me heroin e këngës shqiptare, i cili është simbol vetëmohimi për lirinë e vendit dhe mbrojtjen e nderit të familjes.

=== Analiza ===
Gjergji (Shën Gjergi) ishte një burri i shenjtë, një dëshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterë, por për biografinë e tij nuk dihet gjë me siguri. E qartë është vetëm se emri Gjergj (Georg, George) u përhap në Evropë. Më vonë, në kohën e mesjetës, Gjergji në shumë vende u bë një figurë legjendare. Ai u paraqit si një kalorës, i cili vra një dragua dhe me aktin e tij të trimërisë e shpëtoi jetën dhe nderin e një princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dëshmor fetar dhe Gjergjit kalorës janë të pasigurta. “Kënga popullore shqiptare “Gjergj Elez Alija” dhe shumica e varianteve të saj nuk kanë asnjë element të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin.” (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare të këngës popullore “Gjergj Eliz Alija” në “Kultura popullore” nr 2/1980 f. 95)

Prof. [[Eqrem Çabej]] - linguisti i njohur shqiptar - ka vënë në dukje rolin dhënës të poezisë popullore shqiptare ndaj poezisë sllave. Ndër elementet më me rëndësi thekson Profesori, janë emrat tripjesësh të heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Këta emra vazhdojnë të jetojnë edhe sot në emrat e banorëve të Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memë Ujka etj.

[[Sadri Fetiu]] (Prishtinë) thekson se ne kemi shumë arsye që Këngën e Gjergj Elez Alisë ta konsiderojmë si bazë më të hershme të këtij motivi në letërsinë popullore shqiptare. Së pari, pohon Sadri Fetiu, kjo këngë është shënuar në Nikaj të Malësisë së Veriut, mu në zonën që studiuesit e epikës legjendare e kanë vështruar si trevë të truallit të kësaj epike ndër shqiptarë. Mandej, kënga në strukturën e vet poetike dhe kompozicionale përmban elemente të veçanta arkaike dhe rrin shumë afër baladave shqiptare, që trajtojnë tematikën problemore të raporteve të caktuara familjare.

Në Suedi Gjergi, nën emrin Sankt Göran (Shën Gëran), u bë i njohur përmes një skulpture që gjindet në Kishën e Madhe të Stokholmit. Kjo skulpturë, me trimin, princeshën dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur në Stokholm nga pushtetmbajtësi Sten Sture i vjetër për këtë projekt. Simbolika kuptohet lehtë: Princesha (Suedia) shpëtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorësi trim (Sten Sture). Disa vite më përpara suedezët kishin fituar mbi danezët në një betejë afër Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarësinë e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkën.

Në [[Angli]] Shën Gjergji u bë shenjtor kombëtar dhe lëvizja e vëzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.

Kënga e Gjergj Elez Alisë sipas të gjitha gjasave, nuk ka asgjë të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin. Nga ana tjeter kjo këngë ka përhapje ndër popujt e Gadishullit [[Ballkani]]k, ose më mirë të themi subjekti në variante të ndryshme gjendet te rumunët, serbët, kroatët, maqedonët dhe bullgarët përgjithësisht me emrin Bolani Dojçin. Te grekët dhe turkët kënga është e panjohur.
Motivi kryesor i kesaj pjese eshte dashuria moter vella ajo cka ato ndjenin per njeri-tjetrin.

=== Referenca ===
*[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&lp=Alia,+Gjergj+Elez&LIMIT=50 bksh.al]
*[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&lp=Alia,+Gjergj+Elez&LIMIT=50 bksh.al]

Versioni i datës 16 nëntor 2015 20:46

Gjergji dhe Bajlozi - Murale

Gjergj Elez Alia është një figurë e njohur në folklorin shqiptar. Sipas folkloristit të madh Qemal Haxhihasani, ishte një “hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me çetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.” (Q.H. në Folklori shqiptar, Tiranë 1977 f.76). P.sh. analiza e Ullmar Qvick, suedez, i cili me një pasion të rrallë jo vetëm ka mesuar gjuhën shqipe, por ka studiuar dhe njeh nga afër zakonet dhe traditat shqiptare. Me përkthimet dhe punën e tij, ai ka bërë te njohur veprat e shumë autorëve dhe njohjen e kulturës shqiptare në Suedi.

Legjendat

Në variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, një malësor, ka nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjet në shtratin e vdekjes. Shumë ka luftuar kundër shtypësve të huaj; nënë e babë e kanë vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset për të natë e ditë te kryet. Dhe në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, ka dalë prej detit. Ky baloz rrënon e shkatërron vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar t’i dalin në log të luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet të luftojë për nderin e shtëpisë dhe të motrës. Ai e urdhëron të motrën që të shkojë dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftës te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtë, se i lyp vajzës “faqet e sytë”. Vajza i përgjigjet atij rëndë me fjalë dhe niset e bie në derë të nallban-jaranit (kumbarës). Ky ia mbath kalin mirë e bukur e të nesërmen Gjergji i del në log të burrave bajlozit të tmerrshëm. Trimat në fillim hakërrohen me fjalë, pastaj nis një dyluftim nga më të egërit, dhe Gjergj Elez Alia më në fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut. Ai kthehet në shtëpi, thërret përreth tij fshatarët, u fal atyre gjithçka ka nga pasuria e vet dhe u lë amanet të motrën. Por pikërisht në atë çast kur ai përpiqet ta përqafojë motrën për herë të fundit, që të dyve u pushojnë zemrat në kraharor, dhe vëlla e motër vdesin të përqafuar. Fshatarët hapin një varr të gjerë e të gjatë dhe i varrosin ata ashtu siç janë të pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet në shenjë jete një bli. (Njeriu kthehet në drurë – mbeturinat e totemizmit primitiv).

Në variantin maqedonas një “harap i zi” ka dalë në fushat e Selanikut dhe ka ngritur shatoret e tij të bardha. Ai merr nëpër këmbë nderin e njerëzve dhe i ka vënë vendit një haraç të rëndë. Harapi kërkon çdo ditë nga një nuse të re e çdo mbrëmje nga një vashë me të cilat bën dashuri dhe pastaj i vret. I ka ardhur radha Angjelinës, së motrës së Dojçinit të sëmurë. Duke fshirë avllinë ajo qan dhe i derdh lotët breshër. I vëllai e sheh dhe e pyet se ç’ka. Motra i tregon të vërtetën: “Erdhi radha ime, mua do të më marrin.” Dojçini e porosit të motrën që të shkojë tek Ymer Biçakçiu dhe të mprehë shpatën e mejdanit që ka nentë vjet që nuk punon dhe është ndryshkur. Ymeri i kërkon vajzës “sytë e zez” dhe Angelina duke qarë largohet prej tij. Kthehet në shtëpi dhe i tregon të vëllait se ç’i ka ndodhur. Ky e urdhëron që ta lerë aty shpatën e pamprehur e të marrë kalin e të shkojë te nallbani Mitro Pomerjançe për ta mbathur. Por edhe nallbani i kërkon Angjelinës “fytyrën e bukur, si dielli i kthjellët”. Dhe vajza qan dhe kthehet përsëri në shtëpi me gjokun e pambathur. Atëherë i vëllai i sëmurë kërcen në këmbë dhe i thërret së motrës: “Shko e merr armët e ftohta dhe çoja Pletikosa Pavles (“flokëgërshëtuari Pavel” – figurë në disa këngë të sllavëve të jugut) që t’i lajë.” Vajza bën ashtu siç i thotë i vëllai, por edhe armëlarësi i kërkon asaj “shtatin e hollë si një kallam deti.” Çupa kthehet në shtëpi duke qarë e lebetitur: “As miq e as vëllezër besnikë / Ata janë që të gjithë turq të pabesë.” Atëherë Dojçini i armatosur por me armë të pamprehura, me kalin e pambathur niset e shkon në qytetin e Selanikut. Pasi vret Harapin e zi kthehet prapa e në rrugë e sipër u pret kokat Ymer Biçakçisë, Mitre Pomerjançit dhe Pletikosa Pavlit. Me të ardhur në shtëpi ai kërkon që të vijnë priftërinjtë e shenjtë, i ndezin qirinjtë dhe heroi jep shpirt.

Në variantin serb trimi quhet Xherxhelezi, person negativ dhe i dorës së dytë, kundërshtar i hidhët i heronjve protagonistë të tyre të krishterë.

Në këngët boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si në këngët serbe) është një mejdanxhi i sulltanit.

Kjo mjafton për të treguar se as këngët serbe, as ato boshnjake, kanë asnjë përqasje me heroin e këngës shqiptare, i cili është simbol vetëmohimi për lirinë e vendit dhe mbrojtjen e nderit të familjes.

Analiza

Gjergji (Shën Gjergi) ishte një burri i shenjtë, një dëshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterë, por për biografinë e tij nuk dihet gjë me siguri. E qartë është vetëm se emri Gjergj (Georg, George) u përhap në Evropë. Më vonë, në kohën e mesjetës, Gjergji në shumë vende u bë një figurë legjendare. Ai u paraqit si një kalorës, i cili vra një dragua dhe me aktin e tij të trimërisë e shpëtoi jetën dhe nderin e një princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dëshmor fetar dhe Gjergjit kalorës janë të pasigurta. “Kënga popullore shqiptare “Gjergj Elez Alija” dhe shumica e varianteve të saj nuk kanë asnjë element të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin.” (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare të këngës popullore “Gjergj Eliz Alija” në “Kultura popullore” nr 2/1980 f. 95)

Prof. Eqrem Çabej - linguisti i njohur shqiptar - ka vënë në dukje rolin dhënës të poezisë popullore shqiptare ndaj poezisë sllave. Ndër elementet më me rëndësi thekson Profesori, janë emrat tripjesësh të heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Këta emra vazhdojnë të jetojnë edhe sot në emrat e banorëve të Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memë Ujka etj.

Sadri Fetiu (Prishtinë) thekson se ne kemi shumë arsye që Këngën e Gjergj Elez Alisë ta konsiderojmë si bazë më të hershme të këtij motivi në letërsinë popullore shqiptare. Së pari, pohon Sadri Fetiu, kjo këngë është shënuar në Nikaj të Malësisë së Veriut, mu në zonën që studiuesit e epikës legjendare e kanë vështruar si trevë të truallit të kësaj epike ndër shqiptarë. Mandej, kënga në strukturën e vet poetike dhe kompozicionale përmban elemente të veçanta arkaike dhe rrin shumë afër baladave shqiptare, që trajtojnë tematikën problemore të raporteve të caktuara familjare.

Në Suedi Gjergi, nën emrin Sankt Göran (Shën Gëran), u bë i njohur përmes një skulpture që gjindet në Kishën e Madhe të Stokholmit. Kjo skulpturë, me trimin, princeshën dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur në Stokholm nga pushtetmbajtësi Sten Sture i vjetër për këtë projekt. Simbolika kuptohet lehtë: Princesha (Suedia) shpëtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorësi trim (Sten Sture). Disa vite më përpara suedezët kishin fituar mbi danezët në një betejë afër Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarësinë e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkën.

Angli Shën Gjergji u bë shenjtor kombëtar dhe lëvizja e vëzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.

Kënga e Gjergj Elez Alisë sipas të gjitha gjasave, nuk ka asgjë të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin. Nga ana tjeter kjo këngë ka përhapje ndër popujt e Gadishullit Ballkanik, ose më mirë të themi subjekti në variante të ndryshme gjendet te rumunët, serbët, kroatët, maqedonët dhe bullgarët përgjithësisht me emrin Bolani Dojçin. Te grekët dhe turkët kënga është e panjohur. Motivi kryesor i kesaj pjese eshte dashuria moter vella ajo cka ato ndjenin per njeri-tjetrin.

Referenca