Mehmet bej Konica: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Margott (diskuto | kontribute) |
Udha (diskuto | kontribute) v removed Category:Myslimanë shqiptarë; added Category:Shqiptarë myslimanë using HotCat |
||
Rreshti 33: | Rreshti 33: | ||
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
||
[[Kategoria:Atdhetarë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Atdhetarë shqiptarë]] |
||
[[Kategoria: |
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]] |
Versioni i datës 2 nëntor 2017 18:46
Mehmet bej Konica | |
---|---|
Mehmet Konica (1878-1948) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar. Anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913). Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit u emërua ministër i punëve të jashtme, detyrë të cilën e mbajti edhe në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920-1924 shërbeu si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.[1]
Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë në Itali. E vranë bandat greke në afërsi të Delvinës dhe trupi i tij, i përcjellë nga Mehmet Konica në emër të Qeverisë Shqiptare u dërgua në Romë me nderimet ushtarake. Bashkë me të mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventurë e gjatë e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarreveshjet në këtë anë të Ballkanit.