Bajram Bubareq: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Eid Mubarak''' (Arabisht: '''عيد مبارك''') është urim tradicional e muslimanëve që përdoret në festat e Kurban Bajramit dhe Fitër...
 
Rreshti 4: Rreshti 4:


==Urimet tjera==
==Urimet tjera==
Në viset shqiptare përdoret urimi "Bajram Bubareq".

Disa vende muslimane përdorin fjalë të tjera për urimin e Fitër dhe Kurban Bajramin, për shembull:
Disa vende muslimane përdorin fjalë të tjera për urimin e Fitër dhe Kurban Bajramin, për shembull:



Versioni i datës 19 maj 2018 13:59

Eid Mubarak (Arabisht: عيد مبارك) është urim tradicional e muslimanëve që përdoret në festat e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit. Fjala Eid do të thotë “festë” dhe Mubarak do të thotë “bekuar” që pëkthehet për t'ia uruar dikujt festë të bekuar. Njerëzit zakonisht festojnë Fitër Bajramin pas muajit të Ramazanit ose Kurban Bajramin në ditën e 12-të të muajit Dhul-hixhe (muaji i fundit sipas kalendarit islam). Disa thonë se ky shkëmbim i përshëndetjeve është një traditë kulturore dhe nuk është pjesë e ndonjë detyrimi fetar. Megjithatë, përdoret vetëm gjatë kremtimit të dy festave muslimane.[1][2] Fëmijët marrin një ditë pushimi nëse është para ose gjatë një dite shkollore.

Shokët e profetit Muhammed i thonin njërit tjetrit në Fitër Bajram: Taqabbalallâhu minnâ wa minkum (që do të thotë “Allahu na e pranoftë [veprat dhe agjërimin] neve dhe juve”).

Urimet tjera

Në viset shqiptare përdoret urimi "Bajram Bubareq".

Disa vende muslimane përdorin fjalë të tjera për urimin e Fitër dhe Kurban Bajramin, për shembull:

Muslimanët boshnjakë zakonisht thojnë "Bajram Šerif mubarek olsun", përgjigjja është "Allah razi olsun". Një tjetër urim i zakonshëm nga muslimanët boshnjakë është "Bajram barećula".

Turqit kur urojnë Bajramin njërit tjetrit, ata përdorin fjalë në gjuhën turke: "Bayramınız kutlu olsun," "Iyi Bayramlar," ose "Bayramınız mübarek olsun".

Referencat

  1. ^ http://www.express.co.uk/news/world/709700/What-is-Eid-Mubarak-Eid-Al-Adha-2016
  2. ^ http://metro.co.uk/2016/09/13/what-does-eid-mubarak-mean-how-to-say-it-in-arabic-and-reply-6125093/