Tomas Akuinas: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: yo:Thomas Aquinas
v roboti shtoj: qu:Tommaso d'Aquino
Rreshti 87: Rreshti 87:
[[pl:Tomasz z Akwinu]]
[[pl:Tomasz z Akwinu]]
[[pt:Tomás de Aquino]]
[[pt:Tomás de Aquino]]
[[qu:Tommaso d'Aquino]]
[[ro:Toma de Aquino]]
[[ro:Toma de Aquino]]
[[ru:Фома Аквинский]]
[[ru:Фома Аквинский]]

Versioni i datës 26 dhjetor 2009 05:37

Tomas Akuini (pikture pasvdekjes e Karlo Krivelit).


Tomas Akuini (edhe Tomas Akuinas ose Thomas Aquinas ose Tommaso d'Aquino) lindi ne Roccasecca, Napoli, Itali, 1225 dhe vdiq me 7 mars 1274 ne Fossanova.

Ai ka qenë një filozof katolik italian dhe teolog, i cili njihej me termin latin Doctor Angelicus, Doctor Universalis.

Thomas ka qenë themeluesi i shkollës filozofike “Thomiste”, i cili ishte afrimi i parë i filozofisë me kishën katolike. Ai u konsiderua nga kisha katolike si teologu me te mire i saji dhe një prej 33 Doktorëve te Kishës. Thomas Aquinas ka lindur në një familje ne jug te Italisë, ne kështjellën Roccasecca ne Napoli. Familja e tij ishte aristokrate, e ëma ishte kontesha Theadora of Theate, e cila kishte lidhje me dinastinë Hohenstaufen e Mbreterise se Shenjte Romake, kurse i ati ishte Konti Landulf. Xhaxhai i Thomasit, Sinibald, ishte përgjegjësi I Manastirit Benedictin në Monte Cassino, dhe familja dëshironte që edhe Thomas te ndiqte shembullin e tij.

Ne moshën pesë vjeçare, Thomas u dërgua në manastir, për te marre bazat e njohurive shkollore. Vite me vone, pasi kishte studiuar për gjashtë vjet ne Universitetin e Napolit, ai largohet. Ne këtë Universitet ai ka pasur influence te madhe prej Dominikaneve, te cilët po kryenin një revolucion kundrejt sistemit klerik te Evropës mesjetare, duke rekrutuar te rinj. Ky ndryshim ne mendimet e Thomasit, nuk I pëlqeu familjes së tij. Kështu qe atë e detyruan te kthehej tek prindërit, ne kështjellën San Giovani, ku ai u mbajt për një vit, me qellim qe te hiqte dore nga mendimet e tij te influencuara prej Domenikaneve. Familja e tij u detyrua te merrte një prostitute, për te tunduar Thomasin, por ai e dëboi atë me një pishtar te ndezur, me te cilin ne fund vizatoi një fryq ne dere. Kjo faze ne jeten e Thomasit perfundoi si rezultat I ndërhyrjes se Papa Inoçentit IV, I cili e emëroi Thomasin 17 vjeçar, Shën Dominic.

Superioret e Thomasit, duke parë që djali kishte dëshire te studionte teologji, e dërguan atë në një shkollë në Kolonjë, ku Albertus Magnus jepte mësim filozofie dhe teologjie. Thomas shoqeroi Albertusin ne Universitetin e Parisit në 1245, dhe qëndroi atje me mësuesin e tij për tre vjet. Ne fund te kësaj periudhe ai u diplomua në teologji. Ne 1248 ai u kthye ne Kolegj, dhe u emërua si asistent profesor dhe Magister studentium. Përpara se te largohej nga Parisi, ai mori pjese ne debate te rëndësishme, për Lirinë e Mësimdhënies, dhe arriti te fitonte respektin e papës, duke hedhur poshtë argumentat e disa personave qe e rivalizuan, përfshi edhe Guillaume de St Amour, një nga njerëzit me te rëndësishëm te asaj kohe. Në 1252 Aquinas u kthye ne Paris për te kryer masterin. Pasi e mori atë, ai nisi mesimdhenien ne 1256. Ai quhej doktor I teologjisë dhe nisi te jepte kurse mbi këtë degë, në Paris, Rome dhe ne qytete te tjera ne Itali. Qe prej kësaj periudhe, ai ishte ne pune te vazhduar ne shërbim te urdhrit qe kishte. Ai shpesh kryente udhëtime te gjata dhe me te konsultoheshin priftërinjtë qe bënin pjese ne papat, për punët e shtetit. Gjate viteve 1269 - 1271 Tomas rikthehet ne Paris, ku fillon mesimdhenin, menaxhimin e bizneseve te kishës, dhe behet këshilltar I mbretit Luixhi VIII. Por kërkesat e drejtuesit te tij dhe te Princit Charles, e rikthyen Thomasin ne postin e profesorit, ne Napoli. Gjate kësaj periudhe ai mbante fjalime për zotin, shkruante instruksione fetare, debate ku mbronte arsyet e tij, kritika dhe punonte për realizimin e një prej shkrimeve te tij, Summa Theologiae. Kishte fituar kaq shume rendësi dhe sukses, sa kisha I kishte ofruar poste te rëndësishme, ku Thomas refuzoi te behej ipeshkv I Napolit, si dhe përgjegjës i manastirit ne Monte Cassino.

Aquinas ka kaluar një eksperience mistike gjate disa festimeve, me 6 Dhjetor 1273, ku pas se cilës ai nuk shkruajti me për veprën e tij “Summa Theologiae”. Kur e pyeten pse e la punën pergjysme, Aquinas u përgjigj : "Nuk mundja te vazhdoja me... Gjithshka qe unë kisha shkruajtur mu duk shume pak, ne krahasim me çfarë unë kisha pare dhe kaluar". Ai ka kaluar edhe eksperienca te tjera mistike, si p. sh. dëgjimi i një zëri, i cili i kishte folur prej një kryqi, dhe i kishte thëne qe ai kishte shkruajtur drejte mbi zotin. Ne shek. e 20, është shkruajtu, prej Katolikeve te Romes, për këto ngjarje mistike te cilat I kishte kaluar Thomas Aquinas, si një burim fantazie.

Ne Janar te 1274 Papa Gregory X, vendosi që Thomas te merrte pjese ne “Këshillin e Dyte te Lionit”, te bënte kërkime mbi ndryshimet e kishës Greke dhe atë Latine. Ai e nisi këtë udhëtim, por pasi kishte pushuar për disa ditë ne keshtjellen e një te afërti, Thomas u sëmure rende. Ai dëshironte qe ti kalonte ditët e fundit në një manastir, ku pas një javë semundjeje te rende, me 7 Mars te 1274, Thomas ndahet nga jeta. Pas vdekjes së Thomas Aquinas pati shumë supozime, qe atë mund ta kishin vrare. Shkrimtari Dante mendonte qe Thomasin e kishin helmuar njerëz te urdhrit te “Charles te Anjou-it”. Aquinas I kishte bërë përshtypje kujtdo që e kishte njohur, dhe e kishin ngritur ne te njëjtin nivel me Shën Palin dhe Augustinin. Ne 1319, Kisha Katolike Romake nisi te merrej me shenjtërimin e Thomas, dhe ne 18 gusht1323 ai emërohet i shenjte, prej Papa Johnit XXII në Avignon. Ne Këshillin e Trentit, vetëm dy libra ndodheshin mbi altar, Bibla dhe “Summa Theologiae” e Shen Thoma Aquinit. Në 1880 Aquinas u deklarua si protektori i te gjithë edukimit Katolik Romak. Në manastirin e Napolit, pranë Katedrales se “Shën Januarius”, ndodhet një dhome e vogël, ku thuhet qe ka jetuar Thoma Aquinas. Dita e tij e shenjte festohet me 28 Janar.