Pashk Gjeçi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
NY (diskuto | kontribute)
No edit summary
No edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:
[[Category:lindje 1918]]
[[Category:lindje 1918]]
[[Category:vdekje 2010]]
[[Category:vdekje 2010]]

<!-- INFORMACIONE TJETËR :
Pashko Gjeçi i indur në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918, Gjeçi mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Që në moshë të re, aty nga viti 1934, përktheu disa poezi të poetit italian, Xhakomo Leopardi. Në shkollë mëson mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë kujton me kënaqësi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do t'i kushtonte atij 5 vjet burg . Me 15 korrik të viti 1942 diplomohet Doktor në Letërsi. Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën 'Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit'. Në lirim e trasferojnë në Fushë Krujë ku punoi shumë gjatë për përkthimin e PURGATORIT dhe të PARAJSËS. Kështu që në vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesë e parë e komedisë FERRI. Veprës nuk u bë ndonjë jehonë e madhe. Por ish-drejtori i shtëpisë botuese në atë kohë, Nasho Jorgaqi, thotë se shqipërim të tillë mund të bënte vetëm Pashko Gjeçi. Menjëherë pas botimit të KOMEDISË HYJNORE nisi të përkthente ODISENË, një punë që e përfundoi me sukses. Por, një tjetër kulm për përkthyesin ishte edhe "Fausti" i Gëtes, një vepër me një histori të gjatë që nga koha e komunizmit, që mbërriti në duar e lexuasve vetëm para ca kohe. -->

Versioni i datës 11 qershor 2010 23:18

Stampa:Infobox shkrimtar

Pashk Gjeçi (1918-2010) është shqipërues i disa veprave klasike evropiane. Lindi në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918. Mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Në shkollë nisë të mësojë mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu thesaret e letërsisë botërore.

Në vitin 1938 regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor shkencash në letërsi.

Pas kthimit në Shqipëri, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën "Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit" dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Pas lirimit e transferojnë në Fushë Krujë, ku punoi gjatë për përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit. Menjëherë pas botimit të "Komedisë..." nisi të përkthente një tjetër vepër të madhe të letërsisë botërore, "Odisenë" e Homerit.

Shoqata italiane "Dante Alighieri" në vitet e 70-ta vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të "Komedise Hyjnore". Gjeçi u dekorua nga Presidenti Italian Çampi më 2004 me "Ordine della stella, della solidarieta italiana" për përkthimin e Dantes.

Po ashtu Pashk Gjeçi është laureat edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit "Fan Noli", për përkthimin e veprës "Fausti" të Gëtes.

Gjeçi vdiq më 20 janar 2010.

Burimet