Ymer Dishnica: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
v roboti shtoj: en:Ymer Dishnica |
||
Rreshti 11: | Rreshti 11: | ||
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]] |
[[Kategoria:Ministra në Shqipëri]] |
||
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
||
[[en:Ymer Dishnica]] |
Versioni i datës 26 korrik 2010 00:44
Ymer Dishnica u lind në fshatin Dishnicë më 21 shkurt 1912, 4km afër qytetit të Korçës. Bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë të Shqipërisë. Ministri i Shëndetësisë i qeverisë të parë demokratike shqiptare. Antar i KQ dhe Byroja Politike e PKSh, antari Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar. Arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe përfundoi në Korçë, ndërsa arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera e përfundoi në Liceun kombëtar francez të këtij qyteti (1932). Pas kësaj Ymer Dishnica u nis për në Francë ku do të studionte pë tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji. Më 2 gusht 1943 Ymer Dishnica në krye të delegacionit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nënshkroi Marrëveshjen e Mukjes me Ballin Kombëtar në fshatin shqiptar të Mukjes për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Kjo marrëveshje u dënua nga Enver Hoxha sepse përveç luftës kundër pushtuesit bënte shtronte edhe problemin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1947, Ymer Dishnica, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe përjashtohet nga Partia Komuniste dhe filloi punën si mjek i thjeshtë në spitalin e Tiranës. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi mjek në spital dhe në ambulancën e qytetit.