Sfungjeri: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
v roboti shtoj: be:Губкі |
v r2.5.4) (roboti shtoj: be-x-old:Губкі |
||
Rreshti 12: | Rreshti 12: | ||
[[az:Süngərlər]] |
[[az:Süngərlər]] |
||
[[be:Губкі]] |
[[be:Губкі]] |
||
[[be-x-old:Губкі]] |
|||
[[bg:Водни гъби]] |
[[bg:Водни гъби]] |
||
[[br:Spoue]] |
[[br:Spoue]] |
Versioni i datës 19 mars 2011 16:15
Sfungjerët janë shtazë shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë. Ato jetojnë në ambiente me ujë (në ujërat e deteve,liqeneve dhe lumenjëve) të përforcuara për substrat. Përfaqsues të sfungjerëve e marrim sfungjerin e zakonshëm, i cili është banor i përhershëm i Detit Adriatik.
Trupi i sfungjerit të zakonshëm është në formë të një qeske me grykë lart,jeton në koloni. Trupi i tij është i përbërë prej dy shtresave nga e jashtmja dhe e brendshmja. Në shtresën e jashtme ndodhen qeliza në formë pak a shumë të shtypura,ndërsa në shtresën e brendshme janë të pranishme qelizat e pajisura me nga një kamxhik.
Në sipërfaqe të trupit të sfungjerit ndodhen vrima të shumta, të cilat me anë të kanaleve lidhen me zgavrën e trupit.Së bashku me ujin futen edhe grimcat e vogla të ushqimit, me të cilat ai ushqehet. Uji pas qarkullimit nëpër trup del nga vrima që ndodhet në majë të trupit. Sfungjerin e zakonshëm e karakterizon edhe procesi i ripërtëritjes. Sfungjeri i zakonshëm shumohet me anë të bulave. Por ato shumohen edhe në mënyrë seksuale.
Sfungjerët janë shtazë shumëqelizore më primitive, të cilat kanë origjinë prej shtazëve njëqelizore-kamxhikorëve. Këtë tregon edhe fakti se në trupin e sfungjerëve ka qeliza me kamxhikë.