Diskutim:Kuvend
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kuvend. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre. Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës. Kuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale. Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete. Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo. Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur. Gratë nuk merrnin pjesë.
A 2A06:5B01:8201:3600:9DAB:3D9:1B47:3BBA 1 korrik 2023 00:26 (CEST)