Jump to content

Kategoria diskutim:Romane

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi kategorinë Romane. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kështjella është vepër e Ismail Kadaresë e botuar më 1970 në Tiranë. Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues,i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si: për ti helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

Start a discussion about Kategoria:Romane

Nis një diskutim