Përdoruesi diskutim:Gani I. Mehmeti
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Gani I. Mehmeti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.
Gani I. Mehmeti, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.
Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.
Puna e mbarë!
If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.
-- Komuniteti (diskutimet) 7 mars 2021 11:31 (CET)
Gani Ilaz Mehmeti lindi më 16. VI.1948 në Pakashticë të Epërme të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Krypimeh, gjimnazin në Podujevë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i mbaroi në Prishtinë.
Me të mbaruar gjimnazin, nisi të punojë si mësimdhënës, prandaj, njëkohësisht punoi dhe studioi. Me punë nisi në fshatin Sylevicë, për të vazhduar pastaj në fshatrat me të thella në veri të Llapit, në Sllatinë, Zhiti, Murgullë e Pollatë, derisa në vitin 1977, zbret në Krypimeh, dhe, nga viti 1983 kalon në Shkollën e Mesme në Podujevë, atëherë QAMO “8 Nëntori”.
Pas një qëndrimi jashtë procesit edukativo-arsimor nga viti 1987, më shumë si i papërshtatshëm, në tetor të vitit 1993, rikthehet në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë deri më 2002, kur si punëtor më “i ri” kalon me klasë të Nënta deri në vitin 2009, për t’u kthyer sërish në SHME “Isa Boletini” deri në vitin 2012, një vit para se të pensionohet, emigron në Francë me familje. Në secilën shkollë ku punoi u mor edhe me aktivitete të lira letrare dhe i udhëhoqi ato vazhdimisht, duke botuar në shtypin e kohës poezitë e nxënësve krijues.
Herë pas here u mor edhe me shkrime gazetareske e publicistike e arsimore, duke shfaqur mendimet dhe ndjenjat e tij për çështje të ndryshme. Bashkëpunoi me “Rilindja”, “Zëri i Rinisë”, Shkëndija”, “Bujku”, “Kosovarja”, “Bota Sot”, “Kosova Sot” etj.
Nga viti 1974 është edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës si mbledhës i folklorit në trevën e Llapit. Libri “Mavriqi i Llapit 2” është botimi i gjashtë i tij, që vjen pas Monografisë “Pakashtica”, botuar më 2005 ; “Mavriqi i Llapit I”, 2010 ; “Tërrnavica”, 2014 ; drama “Ra dëshmitari – u prish pazari”, 2016 ; dhe “Diçka, nga ajo, çka tha Jahir Potoku”, 2018. Jeton e vepron në Francë.
Biografia ime
[Redakto nëpërmjet kodit]Gani Ilaz Mehmeti lindi më 16. VI.1948 në Pakashticë të Epërme të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Krypimeh, gjimnazin në Podujevë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i mbaroi në Prishtinë.
Me të mbaruar gjimnazin, nisi të punojë si mësimdhënës, prandaj, njëkohësisht punoi dhe studioi.
Me punë nisi në fshatin Sylevicë, për të vazhduar pastaj në fshatrat me të thella në veri të Llapit, në Sllatinë, Zhiti, Murgullë e Pollatë, derisa në vitin 1977, zbret në Krypimeh, dhe, nga viti 1983 kalon në Shkollën e Mesme në Podujevë, atëherë QAMO “8 Nëntori”.
Pas një qëndrimi jashtë procesit edukativo-arsimor nga viti 1987, më shumë si i papërshtatshëm, në tetor të vitit 1993, rikthehet në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë deri më 2002, kur si punëtor më “i ri” kalon me klasë të Nënta deri në vitin 2009, për t’u kthyer sërish në SHME “Isa Boletini” deri në vitin 2012, një vit para se të pensionohet, emigron në Francë me familje.
Në secilën shkollë ku punoi u mor edhe me aktivitete të lira letrare dhe i udhëhoqi ato vazhdimisht, duke botuar në shtypin e kohës poezitë e nxënësve krijues.
Herë pas here u mor edhe me shkrime gazetareske e publicistike e arsimore, duke shfaqur mendimet dhe ndjenjat e tij për çështje të ndryshme. Bashkëpunoi me “Rilindja”, “Zëri i Rinisë”, Shkëndija”, “Bujku”, “Kosovarja”, “Bota Sot”, “Kosova Sot” etj.
Nga viti 1974 është edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës si mbledhës i folklorit në trevën e Llapit.
Libri “Mavriqi i Llapit 2” është botimi i gjashtë i tij, që vjen pas Monografisë “Pakashtica”, botuar më 2005 ; “Mavriqi i Llapit I”, 2010 ; “Tërrnavica”, 2014 ; drama “Ra dëshmitari – u prish pazari”, 2016 ; dhe “Diçka, nga ajo, çka tha Jahir Potoku”, 2018. 20 vite tµe Shkollës së Mesme Ekonomike "Isa Boletini" në Podujevë, 2020.
Natyrisht, në dorë kam edhe disa vepra, duke i përfunduar.
Jeton e vepron në Francë.
2A02:842B:114:BD01:9DEA:4952:E785:6079 14 dhjetor 2022 23:45 (CET)