Jump to content

Përdoruesi diskutim:NUN

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin NUN. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

BookLook: OSHO



Pas botimit të tre-katër librave të Oshos edhe në gjuhën shqipe, për çka duhet falënderuar përkthyesit dhe botuesit, kam borxh së paku ta bëj një introdukt për një fenomen njerëzor, mendimet e të cilit përhapen në mbarë botën. Dhe, asnjërën nga këto përkthime nuk e lexova dhe nuk e njoh saktësinë e tyre, por thellë mendoj se Osho nëse është përkthyer ashtu si është, vetëm me dashuri, atëherë nuk dyshoj se përkthyesi ka dështuar ta përcjell mesazhin e mjeshtrit të madh të alkimisë së transformit të koshiencës. Me Oshon ka kohë që ballafaqohem (fundi i viteve 80-ta), dhe kryesisht janë botimet në gjuhën angleze, kroate, serbe dhe sa herë që e kam lexuar, duket se është një person i ri, një autor tjetër me frymë të njejtë. Më gëzon fakti që lexuesi kosovar ka mundësinë të hapet dhe ta absorbojë një urtësi primordiale, e shprehur dhe e artikuluar për njeriun bashkëkohor. Ishte Meher Baba me “Discourse” dhe pikërisht ky Osho me “The Ultimate Alchemy”, të cilët më shpëtuan gjatë luftës nga çmendia e bombave të NATOs, vrasjet mizore të fëmijëve shqiptarë nga serbët dhe ushtria e organizuar jugosllave, nga kundërmimi i gjakut, pamjet e shiringave të hedhura, vëshëmbathjeve të përgjakura, etj.

Fjala OSHO nuk është emër i personit, për të cilin flas. Osho është titull më i lartë për mjeshtrit e Zen-it. Osho është term i derivuar nga Japonishtja antike dhe personi i parë i cili e ka përdor është EKA, i cili me Osho iu drejtua mësuesit të tij Bodhidharmës. “O” do të thotë dashuri dhe mirënjohje me respekt të thellë si dhe sinkronicitet dhe harmoni, ndërsa “SHO” do të thotë ekspanzion multidimensional i koshiencës. Kurse emri i vërtetë i Oshos për të cilin flas është Sri Bhagwan Rajneesh. Tek me 27 shkurt 1989 ithtarët e Oshos në mënyrë kolektive vendosën ta quajnë Osho Rajneesh.

ZEMRA E ZBRAZËT ËSHTË DERA E PËRHERSHMËRISË ËSHTË LIDHJE MES TEJE DHE EKZISTENCËS NUK ËSHTË DIÇKA JASHTË FIZIKËS APO MATERIALES OSE PSIKOLOGJIKE ËSHTË DIÇKA PËRTEJ TË DYJAVE DUKE I TRASHENDUAR TË DYJAT ËSHTË DIVINITETI YT MBAJ NË MEND, ZEMRA E ZBRAZUR TË BËN BUDHA( TË PËRNDRITUR)

Me një fjalim të këtillë njeriu i këtillë vështirë që do ta gjente substratin për t’i mbjellur farët e tij, prandaj ndoshta kjo edhe është arsye pse në Kosovë nuk ka qendër për Multiversitetin e Oshos. Ka qendra të shumëta të Oshos në shumë vende të botës, ndërsa në territorin afër nesh më të njohura janë në Novi Sad, Sutomore, Kroaci dhe Slloveni. Osho ka lindur më 11 dhjetor 1931 në Kuçevad, Madija Pradesh, Indi. Që në fëmijëri ishte rebel dhe çdoherë ka insistuar në përvojën personale të vërtetësisë e jo në parim të verbër të dijes dhe besimit nga tjetrit. Ishte shpirt i pavarur. Thuhet se e përjetoi përndritjen në moshën 21 vjeçare. Fillon të ligjerojë në Universitetin e Xhabalpurit duke ligjëruar filozofinë. Fillon të udhëtojë nëpër Indi duke i sfiduar besimet tradicionale dhe nxitur polemikat publike. Në mënyrë intensive lexonte çdo gjë që gjente. Kah fundi i viteve 60-ta filloi ta zhvillojë teknikën unike dhe tani të famshme të MEDITIMIT DINAMIK. Ai thotë se njeriu bashkëkohor është i stërngarkuar me tradita të njohura të së kaluarës si dhe me mërzinë e jetës moderne, kështu që njeriu të kalojë procesin e thellë të pastrimit, parasë, të shpresojë se do ta zbulojë pakoshiencën, gjendjen e relaksuar të meditimit. “UNË JAM FILLIMI I NJË VETËDIJE TË RE FETARE” “POROSIA IME NUK ËSHTË AS DOKTRINË E AS FILOZOFI. NË TË VËRTETË POROSIA IME ËSHTË ALKIMI, SHKENCA E TRANSFORMIMIT”

Osho vdiq më 19 janar 1990. Komuna e tij e madhe në Poona të Indisë është gjithnjë në rritje dhe po bëhet Qendra më e madhe botërore për zhvillim shpirtëror. Kjo qendër tërheq njerëz nga mbarë bota, të cilët shkojnë për programe të ndryshme të meditimit, terapisë, kreative, zhvillim trupor, etj. Qëllimi është që njeriu bahskëkohor të lirohet nga prangat e ideologjive dhe sistemeve të ndryshme, të cilët po e ndajnë njerëzimin. Të krijohet qenia e re njerëzore, e cila jeton në harmoni më vetveten dhe rrethin. Aty ekziston Shkolla Osho e përqëndrimit dhe mjeshtrive luftarake të Zen-it Shkolla Osho e arteve kreative Osho akademia ndërkombëtare e shërimit Osho akademia e meditimit Osho Instituti i dashurisë dhe koshiencës Osho shkolla e mjekësisë pulsative tibetane Osho qendra për transformim Osho klubi i meditimit; kohë e lirë kreative.

Ajo çka Oshon e bën të veçantë për mua është gjithanshmëria e tij në njohjen dhe aplikimin e urtësive më prominente botërore të trashigimisë shpirtërore botërore. Numëron afro 700 vepra të shkruara, ngjashëm si Al Ghazali, Ibn Arabi, Tesla. Kjo duket së është shifra e kreacioneve të mendjeve fertile të njerëzimit. Osho shkruan për Meditimin, mjeshtërit budistë, mistikët Indian, për Kabirin poet mistik, për Krishnën, Jezusin, për Sufizmin, Tantrën, Tao-n, Upanishadat, Mistikët perëndimor, Yogën, Zen-in dhe mistikët e Zen-it etj. Pikturat e Oshos kanë origjinalitet të spikatur. Librat që unë i rekomandoj për lexim janë:

Buddha zbrazëtia e zemrës; Alkimia supreme; Fara qiellore; Bash ashtu; Unë jam porta mistike; Rruga ime rruga e reve të bardha.


© by Gazetajava.com



ATA DHE ATA



Fahrudin Shehu Të fillosh me Rumin çdoherë është kënaqësi, sepse në mënyrë më natyrore dyvargëshi (bejti) i Rumit dëfton ngjashmërinë dhe dallimin në të njejtën kohë. Natyrisht dhe natyrshëm kuptojmë se ai flet për njeriun.

Nivelet njerëzore ishin, janë dhe do të jenë të ndryshme. Pata folur në shkrimet e mëparshme për Homo Gnosticus - ose njeri gnostik, i cili dallon nga Homo Sapiens si tek kallamet e Rumit, ashtu edhe te Homo Faber dhe Homo Neandertalis. Kur jemi tek Homo Gnosticus (ky është termi im për Irfanin e Tesawwuffit-Sufizmit apo misticizmit Islam), në mënyrë të shkëlqyer flet Ibn Arabi i Spanjës Mesjetare, ajo Spanjë e cila e krijoi Europën multietnike, multikulturore, diçka që Europa e sotme mund të ëndrrojë dhe vështirë që do ta arrijë ta bëjë këtë bile, me gjithë xenophobia-n që ka për të ndryshmen (lexo: Islame).

Shih se si bën mjeshtri:

Fytyra e religjionit Herë më thonë çoban i gazeleve të shkretëtirës Herë prift i krishterë Herë ithar i Zaratustrës Të dashur janë Tre, e prap janë Një Ashtu si tre me të vërtetë janë Një

(Ibn Arabi shek. XIII Spanjë)


Pastaj kemi Vangelis-in, „The conquest of Paradise“ („Pushtimi i Parajsës“), një mrekulli prej arti muzikor. Më mirë kishte me qenë po ta emërtonte „The devastatin of Paradise“ („Shkatërrimi i Parajsës“) - është fjala për Spanjën, jo për Amerikën. Sepse, në atë kohë shumë muslimanë janë vrarë vetëm se ishin muslimanë dhe shumica të asimiluar, pastaj mbi 600 000 Safardi hebrejë janë dëbuar dhe kjo hije e errët e Elizabetës dhe Ferdinandit po e përcjell edhe sot Europën. (Fallaci, për shembull, apo Kohl kur i thotë studentit gjerman Mesut Yilmaz se nuk po e njeh gjeografinë).

Ja edhe një mjeshtër të madh:

Njerëzit asnjëherë nuk bëjnë ndonjë krim në mënyrë aq të përkryer dhe me aq dëfrim si atëherë kur e bëjnë nga bindja fetare.

(Blaise Pascal 1623-1662)


Shekulli XX, si edhe shekujt e kaluar, do të mbahen mend po duke iu referuar Pascal-it. E ke Aushvicin, Hiroshimën, Nagasakin, Srebrenicën dhe për pak edhe Kosovën, kur xenophobia patologjike-gjenetike serbe ndaj shqiptarëve donte edhe shqiptarët t'i rradhisë në fundamentalistët islamikë.

Do ta rrëfej një ndodhi nga viti 1999, të cilën e kisha përjetuar. Diaconi Everts, i cili shërbente si major i KFOR-it holandez, më ftoi në një udhëtim nëpër Kosovë për t'i vizituar objektet sakrale. U nisëm për në veri të Mitrovicës, në Manastirin Sokolica. Nuk kisha telashe me serbishten. Atje arritëm edhe me një ushtar holandez (kroat me prejardhje). Na priti murgesha kryesore Makaria. Manastiri i Sokolicës është i njohur për ikonat e mrekullueshme, ku japin garancion se qëndrojnë deri në 600 vjet? Makaria nisi t'i fyej shqiptarët, duke i quajtur fundamentalistë islamikë dhe se serbët po e ruakan Europën nga terroristët fundamentalistë islamikë. Majori Everts më tha: nuk mund të besoj se një i krishter mund të gënjej kështu. Unë di se shqiptarët janë të shquar për tolerancë fetare dhe kjo nuk është e vërtetë çka thotë Makaria. Unë shërbej Meshën të dieleve në Kishën e Bishtazhinit. Kurse unë i thashë: bukur është zotëri që ju e thuani këtë, sepse po ta kisha thënë unë këtë në fillim të rrugës sonë, nuk më kishit besuar. Pasi i pamë punëtoritë, bibliotekën e begatshme dhe dhomën e pritjes ku na gostitën me pije, ikëm nga ky vend shumë i bukur.

Tani gjithnjë e më shumë më pëlqen kur më flet Swift-i:

Mjaft jemi religjiozë për ta urrejtur njëri tjetrin, por jo mjaft relligjiozë për ta dashur njëri tjetrin ( Jonathan Swift, 1667- 1745)

Pasi e tejkalova librin erdha tek njeriu i cili gjithnjë e më shumë është duke më dëshpëruar. Hajt e duroje këtë torturë, e tash banu burrë e hesht. Jeta na ftoi që të jetojmë në Kosovë, si nikoqiri në dasëm kur të fton. Hëngre apo nuk hëngre, njësoj të llogaritet, je i ftuar. Edhe këtu fole apo nuk fole, njësoj të llogaritet, sepse gjuha e kandarit nuk lëviz as kah tasi i majtë e as kah ai i djathtë, prandaj BUZËT E URTËSISË JANË TË HESHTURA, POS PËR VESHËT E MIRËKUPTIMIT - thuhet në Kybalion. Ejani të dëgjohemi! Ejani të mirëkuptohemi! Kjo mund të realizohet vetëm me dashuri.

I Dashuri lidh konopin rreth qafës sime e më çon kah Ai (Hafez Shirazi, shek. XIV)

E çka të them për Hafezin kur Goethe e konsideronte për mësues të vetin, Gertuda Bell e krahason jetën reale të Dantes në Firencë dhe gazeleve të Hafezit nga Shirazi, ku fare pak është prezente koha derisa ai jetoi në kryeqytet dhe derisa u ndërruan 5 mbretër. Henry Clarke Wilbeforce anglezi i cili është i vetmi që përktheu „Divanin“ komplet të Hafezit thotë: Në Divanin e Hafezit mund të gjeshë jetën private të Persisë, gjendjen e tij shpirtërore, mendimet dhe preokupimet...rrallë kanë ekzistuar gjenitë e tillë në botë. Ekscentrizmi është cilësi e të urtëve dhe e miqëve të gjenive. Hafezi ka qenë aq ekscentrik sa njerëzit kanë menduar se ka qenë i frymëzuar nga Zoti... Charles Stewart shkruan:...bashkëvendasit e Hafezit e konsiderojnë si të frymëzuar nga Zoti, ndërsa „Divani“ i tij është inferior vetëm ndaj Kur'anit. Hafezi ka qenë i shquar si njohës i gjuhës së fshehtë ose Lisan-ul Gayb dhe thonë se këtë e pranoi dhuratë. Thuhet se një sabah në xhami i pa 14 melekë, të cilët e patën pyetur, a dëshiron Nazar-i Basiret ( shikimin e zemrës) apo Lisan-ul Gayb (gjuhën e fshehtësisë). Ai u përgjigjë se dëshiron shikimin e zemrës dhe shikoi përreth me sytë e zemrës, u trishtua sepse përreth tij ishin njerëzit me pamje shtazore. Shpejt u kthye në xhami dhe kërkoi që kjo t'i hiqet dhe në vend të shikimit të zemrës kërkoi gjuhën e fshehtësisë. Dëshira iu plotësua dhe ai mori gjuhën e botës së padukshme. Edhe një poet persian me famë Hakim Xhami e quan Hafezin Lisan-ul Gayb (Njohës i gjuhës së fshehtësisë). Hafezi u emërtua kështu se qysh në rini të hershme e dinte Kur'anin përmendësh dhe thuhet se e ka inerpretuar në 14 variante. Krahas Kur'anit përmendësh i dinte edhe shumë vepra të sufive të atëhershëm si ato të Attar-it, Saad-it, Nizami-t, Rumi-t, etj.

Pse fola për Hafezin është se e ndërpreva heshtjen, fole apo nuk fole njësoj të llogaritet, inshallah jo edhe këtë herë. BUZËT E URTËSISË JANË TË HESHTURA POS PËR VESHËT E MIRËKUPTIMIT- thuhet në Kybalion. Hafezi shkruan, mos gabo ti që nuk i njeh fshehtësitë e zemrave njerëzore e ta konsiderosh gjuhën e ashikut( ai që do) si të gabuar. Ndërsa unë përfundoj me DUA dhe ky ësht



LUKMAN Nga Fahredin Shehu


Njihere e pata përmend Lukman Heqimin dhe hikmetin e tij të përmbledhun në tetë fjali, jo vetëm sa mos me e harrue, por edhe me e mësue rininë që nuk e patën mymkunin me lexue për Lukmanin. Tetë fjali janë botue në numrat e ma hershëm t’JAVËS (shih shkrimin, Shpirti në Letër, ku Lukmani na drejtohet).

Lukmani i urtë ka thanë (këte e kam konsumue në “SHUMËSI E PADUKSHME”), kam ndigjue çka kanë thanë 8000 profetë dhe prej tyne i kam mbajtë në mend 8 fjali, e ato janë:

KUR JE NË SHTËPI TË HUEJ, RUEJI SYTË KUR JE NË NDONJI TUBIM, RUEJE GJUHËN KUR JE TUE HANGËR, RUEJE FYTIN KUR JE TUE U LUTË, RUEJE ZEMRËN

Dy gjana duhet gjithmonë me i harrue:

NJI T’MIRË QË JA KE BA DIKUJT NJI T’KEQE QË TA KA BA DIKUSH

Dy gjana gjithmonë duhet me i mbajtë n’mend:

VDEKJEN DHE ZOTIN

Emni i tij asht përmend n’disa mënyra si Lukman, Lokman, Luqman…krejt mvaret se kur dhe kush e ka përdorë. N’traditën Jahudi e Nasrani, Lokmani nuk përmendet aspak, kurse n’traditën Islame nami i tij po bahet barabar me ate të hazreti Sylejmanit.

Krejt çka asht thanë për te mbetet hajal, por ka edhe sende sahi t’cilat përmenden edhe n’Kur’anin e madhnueshëm, n’suren Lukman 31: 12, 13

Prej traditës arabe thuhet që Lukmani ka jetue n’vitin 1100 para hazreti Isas, ka qenë habesh (etiopian) i zi, me flokë të denduna, djali i Baurit, i cili ka qenë djali apo nipi i motrës së Jobit. Shumë shpesh Lukmanin e kanë përzi me Ezopin, i cili poashtu ka qenë zezak, ka jetue 500 vjet mbas Lukmanit dhe i ka përdorë hikajet (fabulat) e Lukmanit, tue i përvetsue. Lukmani ka qenë i njoftun si njeri me ymër shumë t’gjatë, i cili llogaritte me shtatë ymre t’shqiponjës, që domethanë afro 560 vjet. Ai kishte përpilue LIBRIN E ZI, ku pat mbledhë ilaçet për tana iletet dhe thonë se paska gjetë ilaçin kundër dekës, por, tevona takohet me Melaqin e dekës, Azrailin, n’urën Misis mbi lumin Xhejhan, ku ky e shtynë dhe i gjuen librin n’lum.

Nji tjetër rast përmendet, hikmeti i Lukmanit sa ishte taleb te hekimi i tij, i cili kish adet me provue secilin jemek e tevona e hante hekimi. Ishte nji pjepën, i cili kish nis me u kalbë dhe Lukmani si zakonisht e provon i pari dhe hiç nuk jepte xhevap, athuese ish pjepën i ambël. Përkundra, ish kanë shumë i idhtë. Kur e provon hekimi i tij, habitet dhe e pyet Lukmanin, pse nuk dha ndonji isharet e me reagu për idhësinë e pjepnit? Lukmani i thotë: ...sa shumë ambëlsi kam shijue prej teje, si du me u trishtue me nji copë t’idhtë pjepni.

Ky temsil na difton ashiqare se sa falënderues ishte Lukmani për ilmin, që e muer prej hekimit t’vet.

Kimeti i shembullit të Lukmanit asht shumë i madh për ne, se jena ispat që asgja nuk po na shkon mbarë, jo se nuk jena t’aftë, po se nuk jena t’paçë në nijetin dhe n’ruhin tonë. Ka me kalue edhe nji kohë shumë e gjatë derisa dalim prej gafletit dhe derisa e shprazim zemren tonë prej territ dhe e zbukurojmë ate, sepse Zoti asht Nur dhe e don dritën, sepse Zoti asht i bukur dhe e don bukurinë.

Fahredin Shehu ka shkrue:

Ai qëi mësohet me dashtë Zahmet asht me u ç’mësue. ﻦ


© by Gazetajava.com







HOMOFAGIA JONË Nga Fahredin Shehu




Fahredin Shehu O ju që m’i knoni bejtet e mia kjoft i knaqun i madhnueshmi

se koha nuk ju shkon kot

e melekët ju bajnë hije



Prapë ra zari n’sofrën teme e po vazhdoj ket sohbet që e pata nis për dashni, e cila njiherë kur mësohet, zahmet asht me u ç’mësue soje.


Krejt ket vakt e shfrytzova me vuejt prej vajeve t’insanit, i cili nuk po e merr vesh gjuhën e dashnisë. Shpesh pyetjeve tona xhevapin s’un ia gjeja. Allahile, a po gjeni nge me ndigjue dërdëllisjet e të dështuemve, e s’po kini vakt me u kthy kah kibla juej, kah zemra juej? A hiq s’po ju dhimbset zemra juej, të cilën e ka kapë hërxha.


I pata dhanë disa nasihate ma herët, por hiç s’po di sa kanë tingllue në veshët tuej. Më dëgjoni bile njeherë, ke nji shkrim që e pata ba ma herët dhe s’po di sa ka ba punë ai shkrim.


KUR FJALËN TEME VATH NË VESH S’E VË

NË TË ÇORTOJ, RRI URTË, MOS NXIR ZË


Thuhet në Gjylistan të Saadi Shirazit


Dhe u pata betu se kam me ju tregue krejt çka baballarët nuk ju kanë tregue, nuk ju kanë tregue as mësuesit, as priftat, as hoxhallarët. Sa mirë asht me qenë i ri e mos me e shikue botën me sy. Dikur asht knue:

Qeshu rini qeshu bota asht e jote Unë po ju thom:

Çohu rini, çohu, se botën po ta vjedhin, e tevona mos t’bahet s’e kena ditë, s’kena pa, s’kena ndi,

çohu rini, çohu, se botën po ta vjedhin, mos po bahet, vajto rini, vajto se botën ta kanë vjedhë!


A jeni tue e ndi erën e mykut a naftalinës n’letërsinë tonë? A s’jeni tue pa hajal n’vend t’insanit? A s’jeni tue e ndigjue zanin e vjedhun që ban zhurmë n’Kosovë? A s’jeni tue e pa xhepin bosh? A s’jeni tue e pa se gjijtë e nanave nuk kanë tamël për evladtë e tyne? A s’jeni tue e pa ushtrinë pa silah, msuesin pa nxanësa, nxanësa pa libra, gra pa burra n’dyshek, njerëz me ma shumë gishta n’kambë e n’dorë sa e sa libra që i kanë lexue? A s’jeni tue e pa hanën plot e zemrën bosh prej dashnie? A s’jeni tue e ndi ezanin e xhamia bosh? A s’jeni tue e ndi kumbonën e kasha e plotë me muzikantë e daullxhi? A s’jeni tue e gjetë veten n’krejt ket pisllëk apo jeni msue me to dhe tani po ju vjen hosh?



Mos thuni tevona Fahredin Shehun s’pe marrim vesh, sepse po shkrun për ‘marsovca’, dhe po mundohet me e qit shpirtin n’letër. Migjen Kelmendi asht belaxhi dhe po shtin fitne. Mehmet Kraja ka gjyzllëk t’zi dhe sheh veç zi, kurse Kadareja dhe Qosja po folin pa lidhje.

Lidheni kapak pash nderën se dikush asht kah jau vjedh botën. Çohu rini, çohu, se botën po ta vjedhin, shumë vonë e paskam kuptue sa e paskam drejtë.


Por edhe nëse folni, folni si duhet, si burrat. Ka boll ujë tevona gjuhën me e shpërla e me marr tahret, sepse nuk asht njajtë si me e thanë fjalën mjalt, si me e shijue ate. Kur e kanë pasë pyet Rumin, çka asht ashku, ai u asht përgjegjë: Nëse bahesh si une, ke me e kuptue.

Sepse, cilsia e drunit të djegies dihet mbasi e kallim ate. Sepse une muj me durue dhe di me e ba ket. Une muj edhe me shuejt dhe e di me e ba ket. Bile jam idhnue dhe kam pyet: kush ma vjedhi heshtjen?

Jo, nuk janë pleqtë, por jeni ju. Lirisht thuni: nijeti asht i mirë, por nisa asht e gabueme.

Ani, e di se i njof gabimet e mia dhe i njoh gabimet e jueja, m’ndihmoni pra me i përmirësue.


A e ke pa mashtrimin me sy, se si po e luen rolin e melaqit? A e keni pa dallimin i cili hesht si i nemun? A e keni pa idhnimin e pa za me tërbimin në gjumin dimnor? A e keni pa dashninë së cilës vetëm emnin ia kujtojmë? Ku janë pleqtë që dikur jepnin nasihate? Pse po shuejnë e nuk po u ngrehin veshtë dhe nuk ia dhezin shpullë qafe atyne që i kanë lazdrue?


Nji send e di sagllam: kjo boll ka zgat. Nji send e di: se rinia asht n’lloq, por edhe nji send e di që edhe aty po shkëlqen.


Xhevahiri edhe në sqoll të bjerë Është i vyer si ngaherë, kurse

Pluhuri, edhe në qiell të vej

Vleftë do mos gjejë


Nga Gjylistani i Saadi Shirazit



Kush ka sy mundet me e pa shkëlqimin. Po shoh se krejt ata që shohin, po e hajnë mishin e njomë të këtij shkëlqimi.


Dikur n’Spanjë u takuen Ibn Rushdi, i njoftun si Averoes, dhe Ibn Arabi, i njoftun si Doctor Maximus. Ibn Rushdi ishte 90 vjeçar, kurse Ibn Arabi 19 vjeçar. Kur u takuen, njani tha PO e tjetri JO. Pastaj Ibn Rushdi i tha babës së Ibna Arabit: jam shumë i lumtun që po jetoj n’zaman t’këtij djaloshi. Çka une di, ai sheh.


Kjo ka ndodhë n’Spanjë. Ka mujt me ndodhë n’Kinë. Kjo ka mujt me ndodhë n’Judea, kjo ka mujt me ndodhë n’Egjipt, kjo ka mujt me ndodhë n’Angli ja n’Amerikë, por n’Kosovë kurrë nuk ka ndodhë dhe kam frikë që s’ka me ndodhë kurrë.

Të gjithë e dini pse.


Pa dalë nga antika e organizimit shoqnor fisnor, pa i ndrrue tabijatet e mushrikëve (pabesimtarëve), pa e ndërpre tavafin rreth nefsit t’vet, pa ja qit kantarin e vetvetes para se me i mat gjynahet e tjetrit, kjo s’ka me ndodhë kurrë.


Dhe, krejt kjo çka asht kah na ndodhë, asht barrë të cilën duhet me e durue, sepse s’kena nijet me u ndrrue. Dikush mbas neve ka me shkrue qitape, t’cilat kanë me i përdorë fmitë e tyne, për me i tregue t’keqen, para se me e ba ata vetë, kanë me e perdor si mostër se si nuk duhet me ba, për me e parandalue të keqen dhe zor që kanë me besue se paska qenë e mundshme nji jetë kësisoji. Kanë me u gërdit vetëm prej idesë se me ne kanë diçka të përbashkët, si gjakun dhe si farën. Ata kanë me thanë: une jam arrë edhe fryt edhe farë.

Tue e pa diellin se po shkëlqen ndryshe; tue e shijue thelbin e tue folë për Omega 3, dhe tue dijtë se hajnë dhe folin për Juglans Regia, demek, arra.


© by Gazetajava.com




INICIMI MAGJIK NË DASHURI Nga Fahredin Shehu Nov 24, 2005, 16:35



Fahredin Shehu Të gjithë ne kemi qasje të barabartë në bibliotekën universale e cila posedon informata të rëndësishme dhe plotë domethënie. Për ta lexuar atë, ne vetëm duhet ta dëgjojmë zemrën tonë, e ajo mesiguri ka çka thotë.

Dëgjimi është çelësi i të mësuarit dhe komunikimit të shëndoshë. Nuk është e kotë që Fahredin Shehu deshi ta hap, SHKOLLËN E DËGJIMIT, në Kosovë. Me këtë çmendi mund të matet vetëm çmendia e dashurisë, e cila, pothuaj, çdoherë ia kalon.

Janë katër nivele të të dëgjuarit:

1. Mosdëgjimi - kur me sy e shikojmë dhe projektojmë idenë tonë në bazë të fjalës së fundit të folësit. 2. Dëgjimi me injorim - kur dëgjojmë duke injoruar dhe duke i lënë anash idetë e folësit; 3. Dëgjimi aktiv - kur dëgjojmë plotësisht, kuptojmë dhe asgjë nuk ndërmarrim; dhe 4. Dëgjimi empatik - kur dëgjojmë në mënyrë aktive dhe bashkëndjehemi, kur e vëmë vetën në lëkurën e folësit.

Për ta arritur këtë shkallë, duhet koncentrim i madh, kontemplacion dhe dashuri, dashuri të paanëshme. Sugjeroj të lexohet shkrimi MË DËGJONI MADJE NJËHERË në www.horizonti.com . Ka aty diçka dhe për diçka që duhet të mendohet.


Në moshën 37 vjeçare, të shtunën, më 28 nëntor 1244, Mewlana Xhelaluddin Rumi - ndër poetët më të mëdhej mistik të të gjitha kohërave, e takon Shemsuddin Tabrizin, një dervish ravgues, për të cilin dihet nëpërmjet Rumiut, ashtu siç dihet për Sokratin nëpërmjet Platonit. Në këtë kohë tek Rumi ndodhë revolucioni, plotësisht ndryshon dhe e përjeton involucionin. Praktikisht, ndodhë Supernova. Falë dëgjimit empatik, dy javë kanë bërë muhabet (bisedë e përzemërt) vetëm me ujë dhe me pakëz rrush të thatë. Falë dëgjimit empatik është krijuar simpatia platonike, saqë Shemsuddin Tabrizi detyrohet të ikë nga Konya (Turqi), gjë që lind telashe të shumëta. Ndoshta ia ka vlejtë kjo sakrificë, se pas kësaj do të lindë DIWAN SHEMSI TABRIZ, një kompendium i mrekullueshëm poezish, normal…mistike. Kështu ndodhë kur dëgjohet zemra, kur kjo hapet si syth për ta liruar parfumin e vet.

Dikur lexoja me kënaqësi të madhe librat e Franz Bardonit dhe njëri prej librave të mrekullueshëm të tij, INICIMI NË HERMETIZËM, libër ky i cili bukur do telashe m’i kishte nxjerrë për ta absorbuar si duhet. (Natyrisht, nuk është lehtë të lexohet shkrimi i mjeshtrit më të madh të Kabballës së shekullit të kaluar), krijoi asi shtytje për meditim, saqë ndjeja se diçka do të eksplodojë. Këtu dhe kështu këtë shkrim po e emërtoj INICIMI MAGJIK NË DASHURI, sepse ka njëfarë magjie gjatë inicimit, ka edhe njëfarë magjie në dashuri, dhe ka edhe njëfarë magjie tjetër gjatë dëgjimit.

Vargjet në fillim të këtij shkrimi janë shkruar në vitin 1991, kur e lexoja historinë e M.M. Sharifit, ku kisha zbuluar besimin arab paraislam. Allah edhe ishte perendi i cili adhurohej vetëm në brenga të mëdha. Si perendi supreme, atij i drejtoheshin vetëm në raste tepër të rënda, kurse Al Lat, Al Uza dhe Al Mannat ishin për nevojat e ndryshme. I gjithë ky paganizëm m’u dukë si pazarllëk dhe jo vetëm ky paganizëm, por paganizmat e të gjitha llojeve. Darka e Lamës për shembull. Pastaj thuhet… t’u kthehemi rrënjëve, ndërsa çdo vrojtues i kujdesshëm doemos e vëren se nuk janë vetëm rrënjët, është edhe dega, gjethet, substrati, kushtet klimatike, etj.

Për këtë arsye jam proponent i kontemplacionit të gruas më të famshme të Misticizmit Islam, Rabiya Al Adawiya. Dhe, u rastisa unë në Kajro në korrik të këtij viti, në xhaminë me plotë vizitorë të Rabiyas, të cilën e çmojnë pothuaj të gjithë muslimanët dhe derivatet e Islamit. Atje i fala dy rekkate nafile (lexo: lutje vullnetare) dhe u luta me lutjen e saj …O Zot , nëse të lutem nga frika e ferrit, ferrin ma dhuro, nëse të adhuroj nga shpresa e parajsës, parajsën ma privo, të lutem sepse të dua, të lutem sepse jam robi Yt. Kështu ajo e zbuloi bukurinë/mrekullinë/misterin e lutjes.

Nuk ka bukuri nëse ajo nuk është e mbuluar - thotë Hazrat Inayat Khan, një nga sufitë më të mëdhej të kohës sonë. Këtu qëndron kuintesenca e dallimit mes Matematikës dhe Ekzistencës, sepse në Matematikë një plus një është baraz me dy, ndërsa në Jetë një prind plus një tjetër është baraz me Familie. Andaj thotë Muhammedi a.s. Të gjitha krijesat e Zotit janë një familie, më i miri prej jush është ai i cili i bën më së shumti të mira kësaj familjeje.

Dituria dhe Dashuria janë sandale kosmike për rrugën e shenjtë, e cila është e shtruar me gjemba. Prapë po e përsërisë se po na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Pra, duhet ta presim një gjeni, i cili do ta krijojë këtë vokabular…kur në botë paraqitet gjeniu, do ta dini, sepse të gjithë budallenjtë do të bashkohen kundër tij - thotë Kung Fu Tze. Nëse e takoni gjeniun mos e vritni, se ai me siguri ka çka të thotë.

Uroj që folësi i këtij shkrimi t’iu flas me tinguj infrasonik, të hapen dyert e bibliotekës univerzale, për t’i dëgjuar pëshpëritjet, vibrimet e zemrës, e cila me siguri ka çka të thotë dhe e cila me siguri diçka do të thotë, e pastaj le ta aprovojë ligjin e dashurisë – Puthni këtë ligj, sepse thotë Rudaki…të puthësh është si ujin e detit ta pishë, sa më shumë që e pi aq më shumë të pihet.







NJERIU NDËRMJET… Nga Fahredin Shehu Jul 7, 2005, 10:24

Email'o
Print'o

Nëse kishim me gjetë vetëm një përgjigje, në mijëra pyetje, nuk do të na bënte më të çiltër, më mendjemprehtë, e as do ishim në gjendje ta shpallim manifestin e zbulimit tonë. Karen Armstrong ka shkruar një libër, Fahredin Shehu si bletë, duke i mbledhur mijëra shkrime dhe mijëra ide për aventurën më të lashtë njerëzore, atë të kërkimit të Perendisë. Dhe, vetëm për 6000 vite të fundit. Çka para dhe çka pas, na mbetet neve. Kush jemi ne? Dhe, saherë e kam parashtruar këtë pyetje, përgjigjen e gjeja vetëm tek vetja dhe tek askush tjetër, sepse njerëzit disi hezitojnë të flasin duke ta bërë me dije/ironi se ata këtë e dinë. Nuk do të ishte zbulim i madh nëse do të prezentoheshin disa fakte, tashmë të njohura, më mirë kishte me qenë të themi, me e zhvesh vellon e diçkasë që tashmë është e njohur, ose me u afru kah diçka që ndoshta na ka kaluar pa u vërejtur. Nuk mund të numëroj sa herë isha në mës dy mendimesh, dy opcionesh, dy zgjidhjesh, dy zgjedhjesh, dy konfliktesh… Në rininë e hershme zbulova Yogën, nëpërmjet Drago Pleçkos dha Jasmina Puljo (flas për vitet 1986-88). Fillova ta ushtroj Hatha Yogën dhe zgjimin e KUNDALINIT, dhe gjithë asaj që i vinte pas, dhe ajo që më vinte ndërmend në fillim ishte dyshimi mos po i përziej dy tradita, dy koncepte dhe dy doktrina të ndryshme, që në esencë duken se burojnë nga një gurrë primordiale e njohjes, ate Hinduse dhe Islame. Edhe pse Yoga në esencë është metafizike, me shumë disciplinat e saj në Perendim, e ndoshta edhe te ne, konsiderohet lloj sporti. Po, është një lloj specifik i Sportit Metafizik. Andaj Yoga mund të adaptohet në secilën traditë shpirtërore dhe nuk krijon konflikt. Ajo konsiderohet hapi i parë në zotërimin e vetës. Yoga paralelisht mund të adaptohet mirë vetën me cilëndo rrugë, thotë Mircea Eliade në YOGA, “Imortality and Freedom”. Eliade thotë se Yoga, edhe pse ka dalur nga matriksi i botës Hinduse, daton më herët në parahistori, te Shamanizmi. Autori Francez Jean Dechant - katolik, shkroi librin “Christian Yoga” (New York: Harper, 1960). Ashraf F. Nizami shkroi “Namaz, the Yoga of Islam” (Bombay: D.B. Taraporevala, 1977), dhe këtë e bënë në dritën e kompatibilitetit, komparativitetit dhe analogjisë së traditave përkatëse. Para se ta filloj t’i spjegoj pozicionet, shih foton ku qëndrimet në namaz janë identike me shkronjat arabe “Alif”, “Dal”, “Mim”, që e sajojnë emrin - ADEM - që domethënë – Njeri. Yoga dhe Islami

Lutja Islame, arabisht e njohur si “Salat”, apo persisht si “Namaz”, korrespondon me pozicionet “ASANA” të Yogës. “Salat” domethënë lakimi i shpinës, ngjashëm sikur te Hatha Yoga, ndërsa persianët e përkthyen në “Namaz”, që domethënë Lakim që ka rrënjën, etimologjinë, nga sanskrishtja – “Namaste”. Ekzistojnë mijëra pozita “Asana” në Yoga, mirëpo gjenialiteti islam në mënyrë shumë funkcionale i përmbledh të gjitha këto pozita në ato më efikase dhe më të dobishme dhe të lehta, në mënyrë qësecili të mund t’i aplikojë. Qëndrimi në këmbë “Qiyyam”, pozita e malit (Ta Dasana) në Yoga, dhe “Kthimi në mal të Tai Chi Chuan-it”, janë themeli i çdo qëndrimi. Ky qëndrim i vë në funkcion shputat, këmbët dhe kurrizin. Dobitë e trupit janë të shumëta, mendja vehet në kontroll gjatë relaksimit në këtë pozitë, shikimi përforcohet duke u fokusuar në dysheme, muskujt e epërm dhe të poshtëm të shpinës çlirohen. Qendrat e epërme dhe të ulëta të trurit unifikohen, duke i shërbyer të njëjtit qëllim. Me këmbë në tokë dhe kokën kah qielli, kjo tregon për rëndësinë sakrale të njeriut, ndërsa vija vertikale është esencë e çdo religjioni. Qëndrimi “Ruku”, i njohur si lakimi i shpinës (shih. pozitën e dytë, që korrespondon me germën arabe “Dal” - D). Me një lakim të këtillë, pasi të gjitha nervat janë ta kanalizuara nëpërmjet kurrizit, nëse ky është i shëndoshë, atëherë i tërë trupi dhe shpirti është i shëndoshë. Pas lakimit të mirë, gjaku pompohet në torzon e epërme, çliron muskujt e stomakut, abdomenit dhe veshkët. Me praktikimin e kësaj pozite, përmirësohet edhe personaliteti, duke gjeneruar butësi dhe harmoni të brendshme. Pozita në Islam, e njohur si “Sujud” apo “SirSasana” në Yoga, duke e zbritur kokën përfundi zemrës, sjell gjak të oksigjenizuar në tru, sy, veshë, hundë dhe mushkëri, dhe të gjitha toksinet e trurit pastrohen me gjakun e freskët. Mirëmbanë pozitën adekuate të fetusit te femrat, zvoglon shtypjen e lartë të gjakut, krijon energji të madhe për tërë trupin, ngrit durimin dhe mbështetjen te Perendia. Pozita e ulur në namaz e njohur si “Jalsah”, në Yoga e njohur i “Vajrasana” apo pozita “Zazen” e japonezëve. Kjo pozitë ndihmon detoksifikimin e mëlçisë dhe stimulon aktivitetin perstaltik. Kur arrihet relaksimi në këtë pozitë, kjo i ndihmon tretjes, duke e shtyer përmbajtjen e stomakut teposhtë. Gjatë kësaj pozite te muslimanët gishti tregues i dorës së djathtë ngritet, duke formuar numrin 1 dhe duke simbolizuar Njëshmërinë e Perendisë, ndërsa në Yoga gishti i mesëm puthet me gishtin e madh, të parin, duke formuar 0, ku 1 dhe 0 dëshmojnë simbolizmin Tantrik, ndërsa paraqesin sistemin binar 1 dhe 0 të shkencës kompjuterike. Gjatë kësaj pozite bëhet edhe lakimi i kurrizit në Islam, i njohur si “Selam” apo paqe, faza përfundimtare e relaksimit, ndërsa në Yoga si “Ardha matsyendrasana”, kah ana e djathtë dhe ajo e majtë. Kjo i ndihmon kurrizit ta relaksojë dhe ta vë balancin, si dhe i ndihmon qafës që të jetë më fleksibile. FRYMËMARRJA - është një shkencë dhe art në vete te Yoga dhe Namazi. I gjithë veprimi i dimensionit shpirtëror, varret nga frymëmarrja. Fjala arabe “Ruh” do të thotë “shpirt”, ndërsa ajo hinduse “Atman”, që vjen nga rrënja indo-europiane “Atem”, domethënë “frymëmarrje”. Hazrat Inayat Khan, njëri nag Sufi-të më të mëdhenj të kohës sonë, thotë: “Shëndeti dhe frymëzimi i njeriut varren nga frymëmarrja dhe për ta ruajtur këtë zgavrrat e hundës dhe të gjitha kanalet e frymëmarrjes duhet të mbahen të pastërta.” Tek Yoga Kriya është e njohur praktika e “Jala neti” (praktika e pastrimit të një zgavrre të hundës, duke e vënë ujin në njërën dhe duke kaluar nëpër sinuse dhe dalur në zgavrrën tjetër.) Kur muslimanët marrin abdest, apo arabisht “Wudu”, po ashtu duhet uji të tërhiqet deri në sinuse dhe kjo quhet “istinsha”. USHQIMI - principet e mjekësisë tradicionale hinduse, të njohura si “Ayurveda”, si dhe hadithet e Muhamedit, nuk janë aspak në kundërshtim dhe pajtohen që qumështi dhe “Ghee” (tlyni i pastruar - i shkrirë), janë të dobishëm për shëndet dhe të dy rekomandojnë mosngrënien e tepërt të qepës dhe hudhrës. Zengjefili, arabisht “zanjabil”, sanskritisht “sringivera” nga proto-Dravdianishtja Cinci ver, është shumë i dobishëm për jetën shpirtërore. (I përmendur në Qur’an 76:17) Edhe “ayurveda” edhe hadithet e Muhamedit rekomandojnë nanën. “Tulasi” (mentha e thënë në sanskritisht), ndihmon në frymëzim, pastrimin e mendjes dhe arritjen e koncentrimit në meditim; ndërsa në Qur’an (55:12) përmendet “Reyhan” si bimë e xhenetit dhe fjala “Reyhan” rrënjën e ka nga “Ruh” domethënë “shpirt”.

© by Gazetajava.com

Përshëndetje, NUN!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

NUN, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Tung dhe deshta të informojë për projektin shtojcë të Enciklopedisë ku mund të paraqesim libra apo si të themë përmbledhje që krijojë libra.

Une nuk po njohë Radije Hoxha Dija, nëse është moderatore në RTK atëher, ajo duhet me pas punime edhe më të mira të cilat mund të i përmbledhim në Wikibooks. Natyrisht nëse ajo na jepë lejen. Tung--Hipi Zhdripi 11 Shtator 2006 14:10 (UTC)