Jump to content

Përdoruesi diskutim:Sadiku liridon

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Sadiku liridon. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Osman Krasniqi

Osman (Adem ) Krasniqi u lind më 06.02.1966 në Llapushnik komuna e Drenasit.Rjedh nga një familje me traditë të pasur ne aspektin patriotik dhe në atë atdhetaro-kombëtar.Shkollen fillore e kreu ne Komoran, kurse te mesmen në Drenas. Punoi ne fabrikën e Ferronikelit në Drenas për një kohë relativisht të gjatë. Pas rënies së masave të dhunshme në këtë zonë të Drenicës ai u largua nga puna duke mos u pajtuar me veprimet kriminale te barbarisë serbe.Pas betejës se parë në grykën e Llapushnikut për t’i mbajtur edhe më tutje pozicionet e ushtrisë çlirimtare te Kosovës,duheshin djem trima dhe luftëtarë të pa epur,ndër të parët që shprehën gadishmërine per tu pajisur me armë dhe për t’iu bashkangjitur radhëve të uçk-së në grykën e Llapushnikut ishte edhe Osman Krasniqi.

Kufiri Kosovë-Shqipëri

[Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën kur sapo kishte filluar lufta në Kosovë , te pjesëtarët e ushtrisë çlirimitare te Kosovës vërehej mungesa e armëve me të cilat do t’i bënin ballë armikut.Më 3 Qershor Osmani së bashku me një grup shokësh kryesisht nga Llausha e Drenicës , nisen në rrugën e gjatë e të mundimshme e plot rreziqe , rrugën për në Shqipërinë amë.Dëshira dhe vullneti që të ktheheshin sa më parë në frontet e luftës për t’i ndihmuar shokëve bën qe Osmani me shokët e tij brenda 3 ditësh të arrinin në Shqipëri të furnizoheshin me armë dhe të ktheheshin ne trungun e shkëputur të Shqipërisë, në Kosovën e plagosur që këtë plagë po e barte nëpër mote e shekuj dhe ishte një plagë vullkanike që nuk po lejonte asgjë të dytë , perveç zënjes së tytës me dhëmb dhe kjo shenjtëri e quajtur Kosova priste djemtë e saj per t’ia shëruar plagët .Me rastin kur të gjithë shokët dhe Osmani kishin veshur uniformat me amblemën e uçk-së,ishin pajisur me armatime të ndryshme dhe ishin nisur për në Kosovë,Osmani duke parë dëshirën e flaktë ne zemrën e çdo njerit kishte thënë : “Derisa Kosova ka djem të tillë liria është e pashmangshme “.Forcat e ushtrisë serbe në kufirin Kosovë-Shqipëri gjithnjë e më shumë ndiheshin të pasigurta, prandaj vija e kufirit ne pjesën më të madhe ishte e minuar nga çetnikët barbarë.Gjatë kalimit te këtij kufiri,kufi që kishte filluar të mos ishte kufi i ndarjes por kufi i bashkimit , Osmani me shokët e tij ranë në këtë zonë të minuar . Aty u plagosen rëndë disa shokë të Osmanit kurse Osmani mori lëndime të lehta.Në mesin e të plagosurve rëndë ishte dhe një gazetar norvegjez që dëshironte të hynte në Kosovë për të informuar për luftën e drejtë te uçk-së.Gazetari norvegjez mori lëndime të rënda sa që s’mundi të lëvizte fare dhe si pasojë sugjeroi grupin shqiptar që ta lënë atë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre,mirpo këmbëngulësia e Osman Krasniqit ishte kruciale që ai person të bartej në zonat qe kontrolloheshin nga tanët dhe kurrsesi të binte në duart e barbarëve serbë.


Kthimi ne betejë

[Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 qershor 1998 Osmani me luftëtarët tjerë kthehen në grykën e Llapushnikut përballë armikut që çdo ditë e më shumë i sulmonte pozicionet e uçk-së , në këtë anë vihet si barikadë edhe gjoksi i çeliktë i Osmanit . Nga ajo ditë Osmani si njeri i denjë për lufte do të jetë i pazëvendësueshëm përballë armikut në të gjitha betejat e ardhshme.Në betejën e fundit në grykën e Llapushnikut ku armiku sulmonte me mbi 130 tanke dhe mbi 1000 ushtarë me armatime të të gjitha llojeve kurse ushtarët e uçk-së bënë një qëndresë heroike dy ditë me radhë madje i shkaktuan armikut humbje të konsiderueshme . Pas kësaj beteje Osmani do të shërbej në kompaninë e Berishës e cila vepron në kuadër të batalionit Ymer Alushani të brigadës 121 Kumanova.Osman Krasniqi ka vepruar në këtë kompani që nga gushti e deri në tetor të vitit1998 ku dallohet për trimëri e guxim dhe mori pjesë në shumë aksione që organizoi kjo kompani nga gryka e Llapushniku e deri ne Arllat te lagjia e Bytyçve ku edhe emërohet zëvendës komandant togu.16 prill vazhdon rezistenca e uçk-së në tërë rajonin ku vepronte brigade 121 te lagjia e Bytyçve zhvilloheshin luftime të rrepta ndërmjet njësive të uçk-së dhe forcave të armikut të cilat tentonin të depërtojnë në luginat ku ishin strehuar popullata civile.Lufton Osmani me shokët e tij me armikun çetnik në një afërsi qindra metra, në luftime e sipër ra heroikisht komandanti i togut dhe shoku i ngushtë i Osmanit , Mehdi Bytyçi ndërsa plagoset për vdekje Sylejman Bytyçi.Forcat serbe nuk mund të depërtojnë te popullata civile , luftimet vazhduan edhe ditëve të ardhshme , armiku në pamundësi për t’i thyer pozicionet e uçk-së raketonte rrafshnaltën e Berishës në të cilën ishin strehuar qindra mijëra të përndjekur nga zonat e ndryshme të luftimeve . Deri sa Osmani luftonte në Arllat nga raketimet i vritet nëna dhe i plagoset motra dhe vëllai , as vrasja e nënës dhe plagosa e motrës dhe e vëllait si dhe humbja e shokut më të ngushtë nuk mund ta ndalnin Osmanin , përkundrazi ai luftoi deri në tërheqjen e plotë të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.


Dëshmor i kombit

[Redakto nëpërmjet kodit]

12 qershor 1999 Kosova kishte filluar të frymonte në çdo pëllëmbë të saj, por para Osmanit ishte edhe një detyrë e re dhe e rëndësishme .Më 21 qershor ai kishte marrë për detyrë të largonte mbeturinat e fundit te barbarisë serbe , demontimin e minave që kishin vendosur në shumë rajone , në një aksion të tillë ne lagjien e Bujupve bie Osman Krasniqi së bashku me shokët e luftës Sami Gashi, Milazim Gashi dhe dy ushtarë të kfor-it britanik .Osmani ishte i pafat sepse aromën e lirisë së shtrenjtë e të shumë kërkuar e shijoi vetëm 10 ditë. Osmani Krasniqi punoi dhe luftoi dhe në fund vdiq sepse rruga e tij e qonte vetëm aty. Vdekja e Osman Krasniqit preku thellë popullin kosovar dhe më gjerë sidomos familjen Krasniqi nga Llapushniku,Drenasi,Prishtina, Gjilani,Italia dhe Gjermania.Si shenjë respekti dhe dashurie emri i Osman Krasniqit është shkruajtur me germa të arta në permendoret e vendosura ne Llapushnik ,Komoran dhe Drenas.Osmani pas vetes la gruan Hanifen dhe fëmijët Remziun, Gentianën,Ardianën dhe Arjetën të cilët janë plot jetë dhe krenar për veprën e të atit. [1]

  1. ^ Ardiana Krasniqi, Oqean me lot,ishuj me buzëqeshje