Përdoruesi diskutim:Vjasiqi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Vjasiqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera “ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.
Ka botuar këta libra:
[Redakto nëpërmjet kodit]“Josip V. Rela “ - “Jeta e re” Prishtinë 1968
“Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
“Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
“Shenjë në lis” - “Rilindja” - Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
“Premtime dhe realizime” - “Rilindja” Prishtinë 1976
“Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante” Prishtinë 2002
“Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra” - Prishtinë 2007
“Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra” Prishtinë 2007
“Krejt më dukej ëndërr” “Vatra” Prishtinë 2007.
Punime të ndryshme:
[Redakto nëpërmjet kodit]I është emituar një dramë televizive (“Shtenja në ajër”) dhe tri radiodrama.Punimet e tij janë përkthye në gjuhën rumune, serbokroate dhe hungareze.
Ali D. Jasiqi sot
[Redakto nëpërmjet kodit]Ali D. Jasiqi nuk ka pushuar së punuari deri në ditët e sotme duke shkruar për një numër të madh të mediave të shtypura dhe elektronike. Jeton në Dardani, Prishtinë bashk me gruan Hasbije Jasiqi, djalin Visar Jasiqi dhe nusën Albina Dobruna-Jasiqi.
Referencat
[Redakto nëpërmjet kodit]Shenje ne lis, available in the National Library of Australia collection. [1]
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA. [2]
Ali D. Jasiqi Biography. [http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AliJasiqi/5760/
Ali D. Jasiqi. [3]
Ali Demë Jasiqi: ESAD MEKULI. [4]
Nga Ali D. Jasiqi. REVOLTA KUNDËR VENDOSJES SE KUFIJVE ARTIFICIAL. [5]
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA TË NIJAZI RAMADANIT. [6]
Shkruan Ali D. Jasiqi. POET I NDJESHËM DHE STUDIUES I PËRKUSHTUAR I ROMANTIZMIT. [7]
Ali D. Jasiqi: Rrëfimi i Gan Gabelit. [8]
Halil Haxhosaj. VEPRA ME KRITIKË LETRARE ME VLERË. [9]
Ali D. Jasiqi. GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE. Arif Molliqi "Gruaja e vizatuar nudo", roman. – Botoi "Faik Konica".-Prishtinë 2008. [10]